Çlirim Peka
Çlirim Peka është gazetar, moderator televiziv dhe njihet si themelues e drejtues i televizionit Syri TV dhe i faqes online, syri.net. Peka ka drejtuar më parë emisionin e tij "Fakt" në televizionin UTV, i cili ishte në pronësi të ish-deputetit të PD, Astrit Veliaj.
Peka njihet për qëndrimet e tij në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta. Nën emrin e Çlirim Pekës nuk rezultojnë të regjistruara biznese apo kompani të tjera. Televizioni Syri TV dhe Peka janë akuzuar nga media pranë qeverisë si të lidhura dhe të finacuar nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Syri TV i ka mohuar akuzat.
Biznes
Transmetime televizive
3 DS & AF Entertainment (100%)
Transmetime radio
Grupi Mediatik Emi (100%)
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.
