Armand Shkullaku
Armand Shkullaku është një gazetar, analist politik dhe thelemues i medias online, Lapsi.al. Ai e filloi karrierën në gazetari në fillim të viteve ’90 në gazetën “Koha Jonë” dhe u bë më pas një figurë drejtuese e gazetës dhe më pas edhe e televizioneve TV Klan, Klan Kosova dhe ABC News.
Prej vitit 2017, Shkullaku nuk ka mbajtur një rol drejtues në media përveç angazhimit të tij në Lapsi.al. Ai e prezantoi largimin e tij të asaj kohe nga ABC News si një lëvizje të qeverisë së kryeministrit Edi Rama për të marrë nën kontroll mediat kritike.
Shkullaku është një kritik i kryeministrit Edi Rama dhe i qeverisjes së tij dhe në vitin 2017 ai u shfaq në mbështetje të një proteste të Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve të atij viti. Ai ka qenë gjithashtu drejtues për shumë vite i shoqatës “Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë”. Shkullaku zotëron gjithashtu 5.2 për qind të aksioneve në një kompani tjetër biznesi.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.
