Vizion Plus

Vizion Plus i nisi transmetimet në vitin 1999. Ndër programet më të ndjekura të Vizion Plus është shfaqja satirike “Al Pazar”. Vizion Plus po ashtu ka trasmetuar disa “reality shows”, më i njohuri prej të cilëve ishte “Dancing with the Stars Albania”, të drejtat e të cilit i kaluan Top Channel në vitin 2022. Televizioni gjithashtu trasmeton telenovela dhe disa emisione të debatit politik apo ekonomik.

Në rubrikën “Rreth nesh” në faqen online, Vizion Plus thotë se është një media e pavarur, e cila ndër të tjera, ka për qëllim të promovojë fjalën e lirë. Megjithatë, interesat e ortakëve të kompanisë zotëruese janë lidhura me qeverinë duke krijuar perceptim njëanshmërie. Kompanitë e zotëruara nga vëllezërit Dulaku kanë fituar sëfundmi të drejtën e koncensionit të Portin e Limionit në Sarandë në korrik 2020 në ortakëri me “Kastrati Group”, ndërsa kanë marrë me qira simbolike 1 euro prona publike në bregdet dhe u është dhënë statusi i investitorit strategjik. Kjo marrëdhënie është pasuar me akuza për njëanshmëri të medias në favor të qeverisë aktuale.

Partia Demokratike ka ngritur akuza se vendimi i qeverisë për dhënien me koncension të portit në Sarandë ishte i paligjshëm.

Pas një kallëzimi në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, nga ish-Zv.komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, pjesë të pronës së marrë me qira nga kompania “Concord Investment” dhe “Kastrati Group”, që ishin më herët nën zotërimin e Forcave të Armatosura, u vunë nën sekuestro.

Për shkak të përfshirjes në biznesin e ndërtimit, themeluesit e Vizion Plus janë parë si të afërt edhe me kryebashkiakët e Tiranës. Në vitin 2016, ata u akuzuan se censuruan një emision investigativ për trajtimin e mbetjeve të kryeqytetit, në të cilin kryebashkiaku akuzohej për abuzime.Në të gjitha rastet, kompania i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar ato të pavërteta.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

XX.XX%

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtar

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë (Digjital)

Kompani/Grupe mediatike

Media Vizion

Pronësi

Struktura e pronësisë

Vizion Plus është në pronësi të kompanisë “Media Vizion”, e cila zotërohet prej vitit 2012 plotësisht nga tre vëllezërit Dulaku, që kanë secili nga 33.3 për qind të aksioneve.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2000

Interesat e lidhur të themeluesit

Artan Dulaku, Genci Dulaku and Agim Buxheli

Vëllezërit Genci dhe Artan Dulaku janë themelues dhe bashkë me vëllain tjetër, Adrian Dulaku, zotërojnë tani në kuota të barabarta kompaninë “Media Vizion”, e cila zotëron Vizion Plus.
Artan Dulaku dhe Genci Dulaku u përfshinë në media në fund të viteve ‘90 si bashkëthemelues të një televizioni që u njoh fillimisht si Gjeli Vizion. Në vitin 2000, ata sëbashku me Agim Buxhelin regjistruan kompaninë “Media Vizion”, që zotëronte televizionin. Një vit më pas Buxheli u largua nga kompania, po ashtu televizioni u nda. Media Vizion në pronësi të vëllezërve Dulaku, vazhdoi trasmetimet televizive me emrin Vizion Plus.
Pas largimit të Buxhelit, me dy vëllezërit themelues u bashkua edhe Adrian Dulaku. Të tre vëllezërit po ashtu janë bashkë-aksioner në një sërë biznesesh, kryesisht në biznesin e ndërtimit, ndërtimit të porteve, atë të transmetimeve satelitore e shpërndarjes së internetit dhe telefonisë, qendrave tregtare dhe të tjera.
Bashkëshortet e tyre rezultojnë themeluese dhe zotëronin të gjitha aksionet e platformës televizive digitale dhe satelitore të njohur si Tring deri në vitin 2016, kur shitën 80 për qind të saj. Dy vjet më vonë akti i shitjes u revokua dhe ato i rimorën aksionet që i ishin kaluar Sotiraq Toshit. Toshi vijoi të ishte administrator i kompanisë, e cila në vitin 2022 iu shit e gjitha kompanisë “Concord Investment”, që zotërohet në kuota të barabarta nga tre bashkëshortët e tyre (Artan Dulaku zotëron 1 për qind më shumë se dy vëllezërit e tjerë). Familja zotëron edhe biznese të tjera të lidhura me median.

Interesat e lidhur të administratorit

Genci Dulaku është drejtues i kompanisë, një post që e ka mbajtur që prej fillimit të viteve 2001. Në vitet 2008-2012 kur shumica e aksioneve të kompanisë u ble nga kompanitë “OST Holding GmbH” dhe “Spot AG” dhe më pas “Media Holdings Beteiligungs AG”, Dulaku ishte bashkë administrator me Gerond Mesarejan.
Genci Dulaku është bashkë-aksioner me vëllezërit në kompaninë “Media Vizon”, po ashtu ai ka aksione në një sërë kompanish të tjera, të ndërtimit, telekomunikacionit dhe të ngjashme, kryesisht bashkë me vëllezërit apo pjesëtarë të tjerë të familjes.
Ai u akuzua se ndaloi publikimin e emisionit investigativ “Publicus” në Vizion Plus, për shkak të qëndrimit kritik ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Dulaku i ka mohuar me forcë aludimet se emisioni u ndalua për shkak të përmbajtjes së tij kritike.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Arban Hasani

është drejtor editorial i Vizion Plus. Ai e ka mbajtur këtë post për disa vite me radhë me një shkëputje në vitet 2010-2012, kur largimi i tij nga puna u perceptua si përpjekje e qeverisë së Sali Berishës për të vënë nën kontroll Vizion Plus. Hasani ka një eksperiencë prej më shumë se dy dekada si gazetar dhe redaktor.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Ritvana Dulakun dhe Melina Dulaku

bashkëshortet e Adrian Dulakut dhe Genci Dulakut, janë pjesë e drejtimit të kompanive të tjera të familjes.

Kontakt

Media Vizion sh.a./ Vizion Plus

Adresa: Rruga Don Bosco, Nr.5, Tirana, Albania

Tel.: +355 4 240 4229

Fax.: +355 4 240 4240

Website: www.vizionplus.tv

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

3.85 Mln. $/ 436 Mln..Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.05 Mln. $/ 6 Mln..Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

7.3%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Të dhënat për audiencën e stacioneve kryesore televizive janë siguruar nga “Idra Media” dhe i përkasin periudhës 8 maj 2022 deri më 8 maj 2023. Për më tepër, shihni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union