Tvklan.al

Tvklan.al është faqja e internetit e televizionit Klan. Faqja e internetit publikon lajmet më të fundit për Shqipërinë të prodhuara nga redaksitë e TV Klan dhe Klan News, si dhe informacione mbi programet e TV Klan dhe Klan Plus TV, video, frekuenca, një guidë televizive si dhe materiale arkivore. Faqja e internetit ka seksione mbi emisionet kryesore - aktuale dhe të kaluara, televizive të TV Klan dhe Klan Plus, duke përfshirë Opinion, E Diela shqiptare, Stop, Rudina, Në kurthin e Piter Pan, Zemër Luana, Klanifornia, Aldo Morning Show, Shije Shtëpie, Jo vetëm modë, Histori shqiptare, Pro Business, Uniko, Diagnozë, Dance Albania, Check In, e të tjera.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Global

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Kompani/Grupe mediatike

Grupi Klan

Pronësi

Struktura e pronësisë

Familja Frangaj ka në pronësi 100% të aksioneve.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2010

Interesat e lidhur të themeluesit

Aleksandër Frangaj

ish-gazetar dhe sipërmarrës në media, i cili gjatë viteve të fundit e ka zgjeruar biznesin edhe në fushën e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme. Ai është bashkë-themelues i gazetës “Koha Jonë”, e para gazetë e pavarur e botuar pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Në vitin 1997, Frangaj themeloi kompaninë “Media 6” së bashku me dy biznesmenët Julien Roche dhe Marsel Skëndo. Frangaj zotëronte 50% të kompanisë, ndërsa partnerët e tij në biznes nga 25% secili. “Media 6” botoi revistën Klan dhe lançoi stacionin televiziv me të njëjtin emër. Në vitin 2013, kompania e ndryshoi emrin nga “Media 6” në “TV Klan” dhe zotërohet sot nga Aleksandër Frangaj me 60% të aksioneve dhe bashkëshortja e tij, Alba Gina, me 40%. Përgjatë viteve, Frangaj u angazhua në themelimin apo blerjen e disa stacioneve të tjera televizive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të tilla si Klan Kosova, ABC News apo Klan Macedonia si dhe inicioi platformat me pagesë Satellite + në 2004 dhe Supersport në 2006, përmes aksioneve që zotëroheshin nga bashkëshortja e tij. Sot, grupi i tij mediatik përbëhet nga TV Klan, Klan News, Klan Plus dhe Klan Macedonia si dhe Radio Klan, ndërsa Gina zotëron 8% të aksioneve në platformën me pagesë DigitAlb.

Interesat e lidhur të administratorit

Eglantina Lamaj

administratore e kompanisë TV Klan prej marsit të vitit 2021. Ajo punon prej dy dekadash në TV Klan, fillimisht si asistente dhe punonjëse e burimeve njerëzore dhe më pas si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Eduard Frangaj

është gazetar dhe mban postin e drejtorit të Departamentit të Lajmeve në TV Klan. Ai është gjithashtu vëllai i pronarit të televizionit. Frangaj ka punuar më parë si këshilltar në kabinetin e ish-ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, (2012) dhe si asistent për Mediat për presidentin Bujar Nishani (2016).

Kontakt

National Television Klan, Rruga: “AleksanderMoisiu”, nr.97, PranëIsh – Kinostudio, 1007, Tirana, Albania.

Tel: +355 42 347 821/2/3

Email: info@tvklan.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Fitim operativ (në Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponueshme për publikun në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Tvklan.tv nuk është një kompani më vete dhe nuk ka raporte financiare më vete. Të ardhurat dhe shpenzimet janë pjesë e të dhënave financiare të kompanisë TV Klan.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ