TV KLAN PLUS
TV Klan Plus është kanal televiziv pjesë e kompanisë TV Klan dhe transmeton në platformën digjitale numerike të TV Klan. Një pjesë e produksionit të TV Klan transmetohet përmes TV Klan Plus. Klan Plus zotërohet nga familja Frangaj dhe është pjesë e Grupit Klan. Televizioni nuk ka një faqe të vetën online dhe as informacione të veçanta mbi programin e të ngjashme. Faqja në YouTube që ritrasmeton videot e televizionit është e njëjtë me atë të TV Klan.
Pjesa e audiencës
XX.XX%
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtar
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë (Digjital)
Kompani/Grupe mediatike
Grupi Klan
Struktura e pronësisë
Klan Plus zotërohet nga kompania “TV Klan”. Familja Frangaj ka 100% të aksioneve
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2017
Interesat e lidhur të themeluesit
ish-gazetar dhe sipërmarrës në media, i cili gjatë viteve të fundit e ka zgjeruar biznesin edhe në fushën e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme. Ai është bashkë-themelues i gazetës “Koha Jonë”, e para gazetë e pavarur e botuar pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Në vitin 1997, Frangaj themeloi kompaninë “Media 6” së bashku me dy biznesmenët Julien Roche dhe Marsel Skëndo. Frangaj zotëronte 50% të kompanisë, ndërsa partnerët e tij në biznes nga 25% secili.
“Media 6” botoi revistën Klan dhe lançoi stacionin televiziv me të njëjtin emër. Në vitin 2013, kompania e ndryshoi emrin nga “Media 6” në TV Klan dhe zotërohet sot nga Aleksandër Frangaj, me 60% të aksioneve, dhe bashkëshortja e tij, Alba Gina, me 40%. Përgjatë viteve, Frangaj u angazhua në themelimin apo blerjen e disa stacioneve të tjera televizive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, të tilla si Klan Kosova, ABC News apo Klan Macedonia si dhe inicioi platformat me pagesë Satellite + në 2004 dhe Supersport në 2006, përmes aksioneve që zotëroheshin nga bashkëshortja e tij. Sot grupi i tij mediatik përbëhet nga TV Klan, Klan News, Klan Plus dhe Klan Macedonia si dhe Radio Klan, ndërsa Gina zotëron 8% të aksioneve në platformën me pagesë DigitAlb.
Interesat e lidhur të administratorit
administratorja e kompanisë TV Klan prej marsit të vitit 2021. Ajo punon prej dy dekadash në TV Klan, fillimisht si asistente dhe punonjëse e burimeve njerëzore dhe më pas si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës.
Kontakt
National Television Klan, Rruga: “Aleksander Moisiu”, nr.97, Pranë Ish – Kinostudio, 1007, Tirana, Albania.
Tel: +355 42 347 821/2/3;
Email: info@tvklan.al
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Fitim operativ (në Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare të TV Klan janë të disponuara publikisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2022. Për televizionin Klan Plus nuk ka të dhëna financiare të mëvetshme, pasi ai është pjesë e kompanisë “TV Klan sh.a”.Të dhënat për audiencën e stacioneve kryesore televizive janë siguruar nga “Idra Media” dhe i përkasin periudhës 8 maj 2022 deri më 8 maj 2023. Për më tepër, shikoni burimet.
