TV KLAN
Televizioni Klan është një stacion televiziv kombëtar në Shqipëri dhe pjesë e njërit prej grupeve më të mëdha mediatike të vendit. TV Klan i nisi transmetimet në tetor 1997 dhe katër vjet më vonë fitoi njërën nga dy licensat kombëtare. Programacioni i tij është një ndërthurje e argëtimit me informacionin. TV Klan njihet për programin jetëgjatë politik “Opinion”, i drejtuar nga Blendi Fevziu, si dhe programet argëtuese “E Diela Shqiptare”, “Aldo Morning Show” dhe “Në kurthin e Piter Pan”. TV Klan ka zhvilluar njërën nga pesë licensat e transmetimeve digjitale numerike në vend, ndërkohë që grupi mediatik është zgjeruar edhe me kanalet informative Klan Plus dhe Klan News si dhe me Klan Macedonia në Maqedoninë e Veriut. Kompania aksionere TV Klan zotëron aksione në Radio Klan (100%), në kompaninë “Media 66” (90.16%) si dhe në kompaninë e telekomunikacionit “Towers Network Albania” (75%).
Pjesa e audiencës
XX.XX%
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtar
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë (Digjital)
Kompani/Grupe mediatike
Grupi Klan
Struktura e pronësisë
Familja Frangaj zotëron 100% të aksioneve. Aleksandër Frangaj ka 60% ndërsa bashkëshortja, Alba Gina, 40%.
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1997
Interesat e lidhur të themeluesit
ish-gazetar dhe sipërmarrës në media, i cili gjatë viteve të fundit e ka zgjeruar biznesin edhe në fushën e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme. Ai është bashkë-themelues i gazetës “Koha Jonë”, e para gazetë e pavarur e botuar pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Në vitin 1997, Frangaj themeloi kompaninë “Media 6” së bashku me dy biznesmenët Julien Roche dhe Marsel Skëndo. Frangaj zotëronte 50% të kompanisë, ndërsa partnerët e tij në biznes nga 25% secili. “Media 6” botoi revistën Klan dhe lançoi stacionin televiziv me të njëjtin emër. Në vitin 2013, kompania e ndryshoi emrin nga “Media 6” në TV Klan dhe zotërohet sot nga Aleksandër Frangaj në 60% të aksioneve dhe bashkëshortja e tij, Alba Gina, me 40%. Përgjatë viteve, Frangaj u angazhua në themelimin apo blerjen e disa stacioneve të tjera televizive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, të tilla si Klan Kosova, ABC News apo Klan Macedonia si dhe inicioi platformat me pagesë Satellite + në 2004 dhe Supersport në 2006, përmes aksioneve që zotëroheshin nga bashkëshortja e tij. Sot, grupi i tij mediatik përbëhet nga TV Klan, Klan News, Klan Plus dhe Klan Macedonia si dhe Radio Klan, ndërsa Gina zotëron 8% të aksioneve në platformën me pagesë DigitAlb.
bashkëthemelues i “Ada Holding”, një nga kompanitë më të vjetra që u themelua në Shqipëri në tetor 1990, menjëherë pasi regjimi komunist lejoi sipërmarrjen private. Që prej asaj kohe, “Ada Holding” zhvilloi aktivitete në industrinë ajrore, komunikim, ndërtim, tregti dhe energji, përfshirë edhe Adanet – shërbimi i parë i internetit në vend. Në vitin 1994, Skëndo dhe ortaku i tij i biznesit, Julien Roche, themeluan gazetën në gjuhën angleze, Albanian Daily News, e cila vazhdon edhe sot botimin. Skëndo ndërroi jetë në vitin 2021 si pasojë e një sëmundjeje.
një biznesmen me kombësi franceze dhe mban postin e Presidentit të Dhomës Franko-Shqiptare të Tregtisë. Ai është gjithashtu bashkëthemelues i Ada Air, linjës së parë ajrore të vendit, si bashkëthemeluesi i “Media 6”. Roche nuk është më aktiv në tregun mediatik që prej vitit 2007. Ai është i angazhuar aktualisht në sektorin e energjisë si dhe në konsulenca biznesi.
Interesat e lidhur të administratorit
administratorja e kompanisë TV Klan prej marsit të vitit 2021. Ajo punon prej dy dekadash në TV Klan, fillimisht si asistente dhe punonjëse e burimeve njerëzore dhe më pas si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
është gazetar dhe kryeredaktor në departamentin e Informacionit të TV Klan. Hakorja ka një përvojë prej dy dekadash në median shqiptare, ku ka punuar si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor. Ai punon prej 15 vitesh në televizionin Klan.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
është gazetar dhe mban postin e drejtorit të Departamentit të Lajmeve në TV Klan. Ai është gjithashtu vëllai i pronarit të televizionit. Frangaj ka punuar më pare si këshilltar në kabinetin e ish-ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu (2012) dhe si asistent për Mediat për presidentin Bujar Nishani (2016).
drejtuesi i “Opinion”, emisioni politik më popullor në Shqipëri që prej vitit 1997. Fevziu ka punuar si gazetar prej vitit 1990 dhe ka drejtuar disa gazeta të pavarura përpara se të niste një karrierë të re si moderator televiziv. Emisioni i tij transmetohet katër here në javë prej vitit 2008. Fevziu është gjithashtu autor i disa librave.
është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të TV Klan
është drejtor i Programacionit në TV Klan si dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.
ka punuar në TV Klan që nga viti 1997. Ai mban postin e drejtorit Teknik të televizionit dhe është gjithashtu anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.
Kontakt
National Television Klan, Rruga: “Aleksander Moisiu”, nr.97, Pranë Ish – Kinostudio, 1007, Tirana, Albania.
Tel: +355 42 347 821/2/3;
Email: info@tvklan.al
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
18.24 Mln.$ / 2.069 Mln. lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
1.13 Mln. $ / 128 Mln. Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
34.7%
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. TV Klan iu përgjigj një kërkese për informacion të ekipit të MOM më 21 korrik 2023. Të dhënat për audiencën e stacioneve kryesore televizive janë siguruar nga “Idra Media” dhe i përkasin periudhës 8 maj 2022 deri në 8 maj 2023. Për më shumë, shikoni burimet.
