Shqiptarja.com
Faqja online Shqiptarja.com filloi të botohej në vitin 2011, si pjesë mbështetëse e gazetës me të njëjtin emër dhe publikonte materialet e gazetës një ditë më vonë, por si u pa që shtypi ishte në krizë, faqja online u kthye në median kryesore të grupit. Faqja në internet shqiptarja.com ka bashkëpunim të përhershëm me televizionin Report.tv në pronësi të Bollinos, pamjet e të cilit përdoren si ilustrim në lajmet e portalit. Në fillimet e kësaj medie, një pjesë e mirë e stafit u rekrutua nga mediat e drejtuara më herët nga Bollino, të cilat u blenë nga botues të rinj.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Global
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë
Kompani/Grupe mediatike
FFM Grup
Struktura e pronësisë
Faqja online “Shqiptarja.com” është në pronësinë e grupit mediatik “FFM Group” shpk, i cili zotëron 99.53 për qind, dhe gazetares Anila Basha, me 0.47 për qind. Alba Malltezi zotëron 80% të “FFM Group”.
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.
Pronar indvidual
Grup / Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2011
Interesat e lidhur të themeluesit
“FFM Group” (Alba Malltezi), Anila Basha - Pasi kompania italiane “Edisud LLC” i shiti aksionet e saj në televizionin News 24 dhe të përditshmen “Gazeta Shqiptare” në vitin 2011, ish-drejtuesit e saj, gazetari italian Carlo Bollino, bashkëshortja e tij Alba Malltezi dhe ish-kryeredaktorja e “Gazeta Shqiptare” Anila Basha – së bashku me një grup gazetarësh të mediave të sipërpërmendura, themeluan gazetën e përditshme Shqiptarja.com dhe faqen me të njëjtin emër. Gazeta Shqiptarja.com u mbyll në nëntor 2019, por faqja online vazhdoi të botohej me sukses. Faqja online ka si aksionerë kompaninë “FFM Group” me 99.53% të aksioneve dhe Anila Bashën me 0.47% të aksioneve. Alba Malltezi zotëron 80% të aksioneve në “FFM Group”.
kontrollon 0.47 % të aksioneve të gazetës Shqiptarja.com dhe nuk është më aktive në drejtimin e gazetës dhe ka hapur median online Newsbomb.al.
është aksionerja në mazhorancë e grupit “FFM” dhe bashkëshortja e gazetarit italian Carlo Bollino, pronar i Report TV. Malltezi është gjithashtu aksionere në kompaninë “4 B Communication” Shpk.
Interesat e lidhur të administratorit
është ish-drejtoreshë marketingu në “Edisud LLC”, kompania italiane e cila themeloi të përditshmen “Gazeta Shqiptare” në vitin 1993. Përveç drejtimit të Shqiptarja.com, ajo është edhe CEO e “MTSC LLC”, kompania në pronësi të Carlo Bollino-s që zotëron Report TV.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Megjithëse nuk figuron si pronar apo CEO i kompanisë, Carlo Bollino, ish-gazetar në agjencinë italiane të lajmeve ANSA, konsiderohet si figura kyçe pas Shqiptarja.com dhe “FFM Goup” ku bashkëshortja e tij ka 80% të aksioneve. Bollino zotëron 100% të aksioneve të kompanisë që kontrollon Report TV. Ndonëse Bollino perceptohet si i afërt me qeverinë dhe kryeministrin socialist Edi Rama, ai i ka hedhur poshtë këto akuza si të motivuara politikisht dhe ka pohuar pavarësinë e tij. Opozita e ka akuzuar Carlo Bollino-n se ka përfituar nga një projekt jofitimprurës, i cili i ktheu bunkerët e kohës së Luftës së Ftohtë të Shqipërisë në muze, si dhe ka marrë një ndërtesë me qira të subvencionuar për stacionin e tij televiziv Report TV. Bollino ka mohuar çdo keqbërje. Në vitin 2021, Bollino pati një përplasje publike me ish-partneren e biznesit dhe kolegen Anila Basha.
Kontakt
Rruga "Ndre Mjeda", ''Ish - Ndërmarrja Metalike Tirana'', (Reparti i Orëve)- Tiranë, Shqipëri
Email: redaksia@shqiptarja.com
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
0.197 Mln. $/ 22.6 Mln. lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
0.03 Mln. $/ 3.5 Mln. lek
Reklamat (si % e financimit total)
93
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe pasqyrat financiare publikohen në Regjistrin Kombëtar Shqiptar të Biznesit. Kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022, (107.05 lekë për 1 USD) është përdorur për konvertimin e shumave në USD.