Report TV

Report Tv është televizion informativ që trasmeton 24 orë lajme çdo ditë dhe ka disa emisione të fokusuara tek informacioni. Televizioni është i lidhur me portalin informativ “shqiptarja.com”. Zotëruesi i tij, Carlo Bolino, ka një karrierë në gazetari dhe është i angazhuar në mediat shqiptare që prej vitit 1993.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

XX.XX%

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Lokale (Licensë analoge: Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Sarandë, Librazhd, Shkodër, Lezhë; Licensë shërbimi programi audioviziv: Qarqet Berat, Korçë, Fier, Tiranë dhe Durrës.)

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë (Digjital)

Kompani/Grupe mediatike

MTSC

Pronësi

Struktura e pronësisë

Report Tv zotërohet 100 për qind nga MTSC e cila zotërohet po ashtu 100 për qind nga Carlo Bollino.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2015

Interesat e lidhur të themeluesit

Carlo Bollino

Ish-gazetar i ANSA, ishte drejtues dhe administrator i “Gazeta Shqiptare” që filloi të publikohej në Tiranë në vitin 1993 dhe më pas edhe i televizionit News 24 dhe Balkanweb.

Në vitin 2011, kompania italiane “Edisud S.p.a” i shiti aksionet dhe Bollino, bashkëshortja e tij, Alba Malltezi, dhe një pjesë e gazetarëve të këtyre mediave themeluan gazetën Shqiptarja.com. Më vonë, kompania e tyre “Media Content” bleu 34 për qind të aksioneve të kompanisë së ish-deputetit të PS, Koço Kokëdhima, të njohur si Balkan TV, për të filluar sëbashku trasmetimet televizive me emrin A1 Report. Marrëveshja që filloi në fund të vitit 2013, u ndërpre zyrtarisht në shtator të vitit 2015. Formalisht, kompania vijon të jetë aktive dhe “Media Content” vijon të ketë 34 për qind të aksioneve. Ndërkohë, Malltezi zotëron 80% të aksioneve të kompanisë “Free and Fair Media Group Shpk”, FFM, e cila zotëron 99.53% të aksioneve të medias online, Shqiptarja.com.

Pas prishjes së ortakërisë mes Bollino-s dhe Kokëdhimës, një bashkëpunëtore e Bollino-s, Lindita Dode themeloi në qershor 2015 një shoqëri tregtare me emrin “Multiscreen”, e cila në korrik mori nga AMA të drejtat për të trasmetuar në frekuencat e televizionit të mbyllur Alsat, ndërsa në tetor 2015 ndryshoi emrin në “Multiscreen; Report TV”. Edhe pse ishte botërisht e njohur që televizioni ishte themeluar dhe drejtohej nga Bollino, ky i fundit i bleu zyrtarisht aksionet nga Dode në prill 2017 për një çmim prej 3.5 milionë lekësh. Në vitin 2019, kompania u riemërua si “MTSC; Report TV”.

Interesat e lidhur të administratorit

Vilma Theodhos

është ish-drejtoreshë marketingu në “Edisud LLC”, kompania italiane e cila themeloi të përditshmen “Gazeta Shqiptare” në vitin 1993.
Ajo u bë administratore e kompanisë në vitin 2018, pas largimit nga ky pozicion i Lindita Dodes, e cila themeloi kompaninë dhe më pas ia shiti atë Bollino-s për 3.5 milionë lekë. Theodhos është një nga bashkëpunëtoret stabël në kompanitë e Bollino-s apo të lidhura me të dhe është njëkohësisht administratore edhe te kompania që publikon faqen online Shqiptarja.com.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Greta Malaj

gazetare dhe ka punuar si redaktore dhe kryeredaktore për disa media në vend.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Alba Malltezi

bashkëshortja e Carlo Bollino-s zotëron 80 për qind të aksioneve të kompanisë “Free and Fair Media”, e cila zotëron shumicën dërrmuese të aksioneve të portalit online shqiptarja.com, ndërsa po ashtu ka në zotërim kompaninë “Media Content” e cila vijon të ketë 35 për qind të aksioneve të kompanisë që zotëron kompaninë “Tv Ballkan Sh.a.” apo televizionin A1 i cili nuk transmeton.

Kontakt

Tirane ''Ish - Ndermarrja Metalike''Tirana'', (Reparti

i Orëve), prona nr. 19, me numër pasurie 7/649, zona

kadastrale 8220

E-Mail: info@report-tv.al

Tel: 0692053122

Website: report-tv.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

2.64 Mln. $/ 300 Mln..Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.18 Mln..$ /21 Mln.. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

5%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Të dhënat për audiencën e stacioneve kryesore televizive janë siguruar nga “Idra Media” dhe i përkasin periudhës 8 maj 2022 deri më 8 maj 2023.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union