Oranews.tv
Faqja e internetit oranews.tv është kryesisht ripublikuese e materialeve që prodhohen nga gazetarët e televizioneve Ora News dhe Rtv Ora. Faqja ka një grup gazetarësh që punojnë për publikimet online, ndërsa materialet video merren nga dy stacionet televizive.
Në faqen online deklarohet si administratore Gloria Sadushi, duke lënë të kuptohet se faqja është në pronësinë e kompanisë Ora News Shpk (ish-Channel One) që zotërohet 70% nga Astrit Sejdini dhe 30% nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Aksionet e konfiskuara i përkisnin Ylli Ndroqit, baxhanak i Astrit Sejdinit. Aksionet e Ndroqit në kompani janë të konfiskuara me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit në prill 2023.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private;Shtetërore
Mbulimi gjeografik
Global
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Ora News LLC
Struktura e pronësisë
Kompania “Ora News” zotërohet nga aksioneri Astrit Sejdini me 70 % të aksioneve dhe 30 % të aksioneve në pronësinë e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK)
Të drejta votimi
Vendimet për kompaninë merren nga Sejdini dhe administratori i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2007
Interesat e lidhur të themeluesit
Në vitin 2006, atëherë 18 vjeçe, Ilda Prifti themeloi një kompani të quajtur Ora për të ndërtuar një televizion vendor me bazë në Tiranë me kapital themeltar 100,000 lekë (1.067 USD). Në janar 2007, veç televizionit, u regjistrua edhe një faqe interneti me adresën oranews.tv. Nuk ka interesa të tjera të njohura të lidhura me themeluesen. Ajo nuk rezulton e përfshirë në biznese të tjera pas këtij.
Interesat e lidhur të administratorit
u emërua administratore e kompanisë Ora News në maj 2023, me vendim të administratorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, Farudin Arapi, i cili administron 30% të aksioneve të konfiskuara të Ylli Ndroqit dhe Astrit Sejdinit, të cilët zotërojnë 70% të aksioneve. Sadushi është deklaruar si administratore edhe në faqen oranews.tv. Ajo nuk rezulton të ketë interesa të tjera.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
është gazetar prej mbi 15 vjetësh. Ai ka punuar kryesisht në shtypin e shkruar dhe në 2021 iu bashkua RTV ORA dhe Ora News. Ai është kryeredaktor i faqes së internetit që u shërben të dy televizioneve.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
ish-zotëruesi i 60 % të aksioneve të kompanisë Ora Sha. Ai u shfaq për herë të parë si biznesmen në Shqipëri, me regjistrimin në vitin 2003 të kompanisë “Yldon shpk”, kapitali i të cilës u rrit në pak kohë. Në vitin 2007 Ndroqi u përfshi në media dhe bleu nga Ilda Prifti aksionet e Ora News (tani RTV Ora) për 25 milionë lekë. Në vitin 2011, ai i transferoi bashkëshortes Mimoza Ndroqi 40% të aksioneve. Në dhjetor 2010, Ylli Ndroqi bleu 100% të aksioneve të “Teknotrade shpk” për 265,000 euro. Kompania u riemërtua Channel One dhe sëfundmi Ora News. Aksionet e kësaj kompanie të dytë kanë ndryshuar disa herë duar mes Ndroqit dhe ortakut të tij, Astrit Sejdini, i cili zotëron sëfundmi 70 % të aksioneve.
Ylli Ndroqi ka themeluar disa kompani të ndryshme. Bazuar në bilancet e publikuara në QKB, vitet 2013-2016 ishin vitet më të mira të biznesit për kompanitë e Ndroqit. Në vitin 2015, kompania kryesore në pronësi të tij, në bashkëpunim me kompani të tjera, nënshkruan një kontratë koncesionare për ndërtimin e një porti jahtesh në Durrës, një projekt që nuk u zhvillua. Kompania “Albania Bay Marina”, e zotëruar 50% nga Ndroqi, është pezulluar.
Në vitin 2020 Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, që nisi hetimet mbi pasurinë e Ndroqit mbështetur në ligjin antimafia, përmend si arsye arrestimin e tij në Turqi në vitin 1998 dhe një urdhër arresti nga Italia në vitin 2006. Ndroqi, që në dokumentet e prokurorisë figuron edhe me emrin Xhemail Pasmaçiu, është përfshirë sipas SPAK në trafik narkotikësh dhe pasuria e tij nuk justifikohet me burime të ligjshme. Ligji antimafia kërkon që provat për pasurinë t’i japë personi i akuzuar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo në Apel i kanë gjetur të drejta pretendimet e akuzës.
Aksionet e kompanisë Ora, nën emrin e Ylli Ndroqit 60% dhe bashkëshortes së tij 40 %, që zotëron radion u konfiskuan në prill 2023 me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, bazuar në ligjin antimafia.
Aksionet i kaluan në pronësi Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në shtator 2023, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi një kërkes për pezullim vendimi të bërë nga Ndroqi dhe bashkëshortja.
Bashkë me aksionet e kompanisë që kontrollon RTV ORA, Ylli Ndroqit i janë konfiskuar edhe 30 për qind të aksioneve në televizionin simotër Ora News, ish-Channel One. Po ashtu atij i janë konfiskuar aksionet në të gjitha kompanitë dhe një sërë pronash private.
Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja kanë regjistruar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të konfiskimit.
Veç biznesit, Ndroqi ishte për 6 vjet konsull nderi i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri, 2012-2018, dhe për një periudhë kohe edhe President e më pas President Nderi i shoqatës së konsujve të nderit në Shqipëri. Në vitin 2022 ai u sanksionua nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.
bashkëshorte e Ylli Ndroqit, ka qenë aktive në menaxhimin e kompanive mediatike.
drejton emisionin “Drejt” në RTV Ora. Rama është një ish-gazetar që u përfshi herët në politikë. Ai garoi pa sukses për një vend në Parlament në zgjedhjet e kontestuara të vitit 1996 për Partinë Socialiste, më pas u zgjodh në parlament në vitin 1997. Në vitet 2001-2002 ai shërbeu si Ministër i Brendshëm. Në vitin 2005 Rama iu bashkua një fraksioni të socialistëve që krijuan Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe ishte pjesë e kësaj partie deri pas zgjedhjeve të vitit 2021. Nga shtatori 2021 ai iu rikthye medias duke u bërë pjesë e RTV Ora.
Kontakt
Rruga Aleksander Moisiu, Ish-Kinostudioja "Shqiperia e Re", Tirana, Albania.
Email: info@oranews.tv
Tel: +355 42 34 7577
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Fitim operativ (në Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponuara publikisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit të Shqipërisë. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2022. Kursi mesatar i këmbimit i vitit 2022 i publikuar nga Banka e Shqipërisë është përdorur për konvertimin e shumave në USD. Për më shumë, shikoni burimet.