Monitor

“Monitor” është e vetmja revistë e përjavshme në tregun mediatik shqiptar me fokus në mbulimin e çështjeve të ekonomisë dhe të biznesit. Revista është në vitin e 22-të të botimit dhe ofron analiza të thelluara, opinione, statistika apo të dhëna të tjera të besueshme mbi çështjet e ekonomisë. “Monitor” publikohet gjithashtu çdo muaj në gjuhën angleze, një edicion me përmbledhjen e artikujve më të rëndësishëm të botuar në gjuhën shqipe.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Me pagesë

Kompani/Grupe mediatike

Union Grup

Pronësi

Struktura e pronësisë

Revista “Monitor” është botim i kompanisë “Media Union” sh.p.k. Pronari i vetëm i “Media Union” është kompania “Union Grup” sh.p.k. 70% të aksioneve të “Union Grup” sh.p.k zotërohen nga vëllezërit Edmond dhe Niko Leka, ndërsa 30% të aksioneve zotërohen nga Varuzhan Piranjani 10%, Eduart Shima 10% dhe Gjergji Misha 10%.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët e kompanisë kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Grup / Pronar indvidual

Varuzhan Piranjani

Varuzhan Piranjani është sipërmarrës ndërtimi. Ai është gjithashtu aksioner në kompanitë “Union Grup“ sh.p.k, “Union Net sh.p.k”, “Union Financiar Tiranë“ dhe “Arch Investor“ të themeluara nga vëllezërit Leka.

10%
Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2000

Interesat e lidhur të themeluesit

Edmond Leka

e nisi karrierën e tij si inxhinier në Korporatën Elektroenegjetike Shqiptare, por në vitin 1997 ai kaloi në sektorin privat për të ndihmuar vëllanë e tij, Niko Leka, që të zgjeronte kompaninë Western Union në Shqipëri. Dy vëllezërit Leka zotërojnë sot një rrjet të gjerë kompanish, ku peshën kryesore e zë institucioni financiar “Union Bank”. Leka u përfshi në media në vitin 2000 me themelimin e revistës së përjavshme ekonomike “Monitor“. Në vitin 2005, kompania e themeluar prej vëllezërve Leka, “Union Distribucion Servis Albania sh.p.k“, bleu 20% të aksioneve të kompanisë së transmetimeve me pagesë, DigitAlb. Aktualisht, vëllezërit Leka zotërojnë 16.80% të aksioneve të Digitalb përmes kompanive “Arch Investor” dhe “Union Group sh.p.k”. Përveç aktiviteteve të tij të biznesit, Edmond Leka është kryetar i bordit të Institutit “Harry Fultz”, ndërsa vëllai i tij, Niko Leka, është president i Klubit të Automobilit të Shqipërisë

Interesat e lidhur të administratorit

Eridon Lameborshi

u bë administrator i kompanisë “Media Union” në janar të vitit 2021. Ai është gjithashtu sekretar i Përgjithshëm i Klubit të Automobilit të Shqipërisë, ACA, një organizatë jo-fitimprurëse me president Niko Lekën. ACA zotëron të drejtën ekskluzive të garave të motorsportit në Shqipëri dhë është angazhuar së fundmi në projektin qeveritar “Auto Moto Albania”.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Ornela Liperi

gazetare e njohur e çështjeve të ekonomisë në vend. Ajo mban postin e kryeredaktores në revistën “Monitor” prej vitesh.

Kontakt

Rruga "Sulejman Delvina",

Nd.25, H.7, Ap.6, Kodi Postar 1019, Tirana

Tel: +355 676053622

Website: monitor.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.66 Mln. $ / 74 Mln. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

-0.01 Mln. $ / -2 Mln. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

23%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ