Euronews

“Euro Balkans News” Sh.p.k i bleu të drejtat e transmetimit nën logon e njohur europiane EuroNews dhe me licensimin nga Autoriteti i Mediave Audivizive në vitin 2019, filloi transmetimet si EuroNews Albania.

Në përgjigjen për MOM, kompania thotë se televizioni është franchise i drejtpërdrejtë i “Euro News” S.A në Lion, Francë dhe “zbaton me përpikmëri politikat e tij editoriale të pavarura, Kartën Editoriale të EuroNews, Kodin e Etikës dhe Kodin e Sjelljes, si dhe ushtron veprimtarinë e saj në respektim të plotë të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”.

Kompania bëri me dije se ka një Bord Editorial të ngritur bazuar në Kontratën Franchising si edhe politikat editoriale të “EuroNews S.A” i cili është i përbërë nga: Kryetar: Znj. Françoise Champey (përfaqësuese e EuroNews S.A), anëtarë: z. Peter Barbas (përfaqësues i EuroNews S.A) dhe z. Franko Egro (përfaqësues i EuroNews Albania).

Televizioni është informativ dhe transmeton 16 orë live, nga të cilat një seri janë emisione të fokusuara te debati mbi politikën dhe aktualitetin në Shqipëri. Në faqen e internetit, në seksionin “Rreth nesh”, EuroNews Albania thotë se transmeton 6 edicione informative “live”, në një format europian dhe se ka korrespondentë të dedikuar në të gjithë Shqipërinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Bruksel, që “sigurojnë mbulim të plotë të ngjarjeve më të rëndësishme në vend, rajon dhe BE”.

Emisioni kryesor i televizionit quhet “Now” (Tani) dhe ka një seri prezantuesish si Erla Mëhilli, Esmeralda Mulaj, Sidorela Gjoni, Bruna Çifliku, Ilir Kazaferi, programi “Review” (Rishikim) që drejtohet nga Jonida Shehu, “Inside Albania” nga Alice Taylor dhe programet e fundjavës.Kompania thotë se nuk ka të dhëna mbi shikueshmërinë, për shkak se një shërbim i tillë mungon.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

XX.XX%

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Lokal (Tiranë, Durrës)

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë (Digjital)

Kompani/Grupe mediatike

INTER MEDIA GROUP Sh.p.k

Pronësi

Struktura e pronësisë

“Euro Balkans News” Shpk zotërohet nga “INTER MEDIA GROUP” Shpk, ku Vasil Mero ka 67 % të aksioneve dhe Theodhoro Çami 33 %.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2018

Interesat e lidhur të themeluesit

Inter Media Group

u përfshi në tregun mediatik në Shqipëri që në vitin 2016, kur bleu kompaninë “Tok Media” që zotëronte Radion In dhe televizionin me të njëjtin emër. Fillimisht, kompania kishte aksioner Vasil Meron me 30 për qind të aksioneve dhe “Miesseco LTD”, një kompani offshore me adresë në Qipro me 70% të aksioneve.
Brenda vitit 2016, kompania offshore “Miesseco LTD” bleu të gjitha aksionet dhe ishte zotëruese e vetme deri në tetor 2018, kur i shiti biznesmenit Theodhori Çami për 330 lekë 33% të aksioneve. Në prill 2019 “Miesseco LTD” shiti edhe pjesën e mbetur të aksioneve te biznesmeni Vasil Mero. Po këtë vit kompania ndërroi emrin në “INTER MEDIA GROUP” Shpk.
Prej këtij momenti Çami dhe Mero kanë qenë aksionerët e vetëm të kompanisë, përkatësisht me 33 % dhe 67 % edhe pse kanë tregtuar aksione me njëri-tjetrin, ndërsa një tentativë blerje nga “Kastrati Group” e 60 % të aksioneve u anulua.
Në vitin 2018 kompania themeloi “Euro Balkans News” Shpk dhe bleu të drejtat e transmetimit nën logon e njohur europiane EuroNews dhe me licensimin nga Autoriteti i Mediave Audivizive në vitin 2019 filloi transmetimet si EuroNews Albania.
Në përgjigjen për MOM, kompania thotë se televizioni është franchizing direkt i “Euro News” S.A në Lion Francë dhe “zbaton me përpikmëri politikat e saj editoriale të pavarura, Kartën Editoriale të EuroNews, Kodin e Etikës dhe Kodin e Sjelljes, si dhe ushtron veprimtarinë e saj në respektim të plotë të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”.
Në përgjigje kompania thotë se është aksionere 100 % te shoqëria “Tok Media” Shpk, që zotëron “In Radio” me licensë transmetimi në frekuencat 105.7. Ajo është aksionere me 40% te shoqëria “Inter Active Media” Shpk që zotëron “IN TV”. Po ashtu, e njëjta shoqëri zotëron kompanitë “La Strada” Shpk. dhe “City Wings” Shpk. të dyja me fokus në shërbime reklamimi outdoor.
Vasil Mero është aksioner me 67 për qind në kompaninë që zotëron televizionin. Theodhoro Çami nga ana e tij zotëron 33 për qind të aksioneve.

Interesat e lidhur të administratorit

Jonida Gjoka

Administratore e kompanisë “Euro Balkans News”. Në profilin e saj në LinkedIn, Gjoka është diplomuar në financë dhe qeverisje korporatash. Ajo është një nga bashkëpunëtoret e hershme të kompanisë, ndërsa ka punuar më herët si financiere pranë IN Tv. Në ekstraktin e kompanisë thuhet se Gjoka ka tagra të kufizuara administrimin dhe për çdo transaksion financiar që tejkalon vlerën 1,000 euro (ose shumën ekuivalente në lekë) duhet të ketë nënshkrimin e ortakut Theodhoro Çami, që të konsiderohet i vlefshëm.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Qamil Xhani

Kryeredaktor në Newsroomin e EuroNews Albania nga viti 2022. Xhani ka filluar punë si gazetar në median e shkruar prej vitit 2005 dhe ka qenë zëvendës kryeredaktor dhe kryeredaktor i gazetës “Koha Jonë”. Ai është zëvendës president i organizatës Shoqata e Gazetarëve Evropianë seksioni shqiptar (The Association of European Journalists Albanian Section) prej tetorit 2019.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Ben Blushi

Edhe pse nuk përmendet zyrtarisht në ndonjë pozicion pranë kompanisë, ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste ka një rol drejtues në EuroNews Albania. Gjatë një takimi të mediave të ndryshme të grupit nga Europa që u zhvillua në Tiranë në gusht 2023, Francois Chignac, Drejtori i televizioneve “franchise” në EuroNews Group S.a, falenderon veçanërisht Blushin, aksionerin Theodoro Çami dhe Bjorn Xhokaxhi për atë që ai e quan sukses të televizionit në Shqipëri.
Blushi ka një karrier si gazetar, politikan dhe shkrimtar. Ai e ka filluar karrierën në si gazetar pas viteve ‘90. Në vitin 1999 u përfshi në politikë dhe u emërua zëvendësministër i Jashtëm në qeverinë e kryeministrit Fatos Nano. Nga viti 2003 deri në vitin 2005, ai ishte ministër për Decentralizimin dhe Pushtetin Vendor.
Ai ka qenë anëtar i Parlamentit Shqiptar si i zgjedhur në listat e Partisë Socialiste nga viti 2001 deri në vitin 2017. Në vitin 2016, për shkak të përplasjeve me kryeministrin Edi Rama, ai u shkëput nga socialistët dhe krijoi partinë LIBRA, e cila dështoi në zgjedhjet e radhës dhe u shkri. Në vitin 2018 Blushi u bë Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel. Pavarësisht konfliktit të tij të mëparshëm me kryeministrin, ai u akuzua në media të opozitës se televizioni që drejtonte kishte qëndrime pro qeverisë.
Rrjedhja e të dhënave të pagave të mbi 600 mijë shqiptarëve për muajt janar 2021 e vuri Blushin në qendër të vëmendjes në media, pasi ai rezultonte në janar 2021 me një pagë prej 24 milionë lekësh apo rreth 245 mijë dollarë dhe ishte njeriu më i paguar në Shqipëri. Blushi e mohoi të kishte marrë atë pagë dhe tha se pagesa e tij ishte 24 herë më e vogël. Në një rrjedhje të dytë në të cilën u publikuan pagat e muajit prill 2021, Blushi rezultoi me pagë 16.8 milionë lekë, ose rreth 165 mijë dollarë.
Blushi u akuzua në media edhe për lidhje me grupin e biznesmenëve kontraversë të koncesioneve të inceneratorëve të mbetjeve urbane, pasi bashkëshortja e tij, Eva Blushi, ishte bashkë-aksionere në kompaninë "United Services Group" EAD të themeluar në Bullgari me ortakë veç saj edhe Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton të shpallur në kërkim për korrupsion nga Prokuroria Speciale dhe po përballen në mungesë me një proces gjyqësor.
Eva Blushi rezulton aksionere nga viti 2019 deri në qershor 2022. Kompania rezulton e mbyllur në prill 2023. Një avokat i Blushit mohoi akuzat dhe tha se publikuesit do të paditeshin për shpifje.
Sipas raportimeve në media, Blushi mori detyrë drejtuesi në EuroNews në verë të vitit 2022.

Kontakt

Rruga “Rezervat e Shtetit” Tirana, Albania

Tel: +355698701852; +355 69 705 5225

Email: jonida.gjoka@euronews.al, marketing.sales@euronews.al

Website: euronews.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

1.91 Mln..$ / 216 Mln.. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

-1.13 Mln..$ /-128 Mln.. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

3.6%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Të dhënat për audiencën e stacioneve kryesore televizive janë siguruar nga “Idra Media” dhe i përkasin periudhës 8 maj 2022 deri më 8 maj 2023. Për EuroNews nuk ka të dhëna. Kompania iu përgjigj kërkesës së MOM në gusht 2023. Kompania thotë se nuk ka të dhëna mbi shikueshmërinë, për shkak se një shërbim i tillë mungon.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ