Dita
Gazeta Dita filloi të publikohej në fund të vitit 2012. Ajo ka zgjedhur ta ilustrojë gjithmonë kryeartikullin, i cili është kryesisht opinion i gazetës ose i personave pranë saj, me një karikaturë. Gazeta “Dita” është e majtë dhe financohet kryesisht nga reklama të lojrave të fatit.
Në qëndrimet e saj editoriale, gazeta mbështet qeverinë e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndonëse në disa raste ka qenë kritike ndaj disa ministrave apo ish-ministrave të qeverisë socialiste.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtare
Llloji përmbajtjes
Me pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Publikime Shqiptare Sh.p.k
Struktura e pronësisë
Gazeta e përditshme “Dita” është në pronësinë e kompanisë “Publikime Shqiptare” shpk, e cila është në pronësi të Besnik Dabullës, Alban Dabullës, Adrian Thanos, Erjon Ramës dhe Entela e Kristian Osojës.
Të drejta votimi
Të gjithë aksionerët kanë të drejtën e votës. Vendimet mund dhe merren nga aksioneri me shumicë.
Pronar indvidual
Grup / Pronar indvidual
Adrian Thano
Adrian Thano është drejtor ekzekutiv dhe kryeredaktor i gazetës, e njëkohësisht zotërues i 10 për qind të aksioneve. Thano është gazetar dhe ka punuar kryesisht pranë gazetës “Shekulli” si drejtor dhe kryeredaktor. Thano, ashtu si vëllezërit Dabulla, ka qëndrime të majta. Thano rezulton po ashtu aksioner edhe në një kompani të qujatur Universiteti Dita, bashkë me vëllezërit Dabulla. Aktiviteti i kompanisë është deklaruar arsimi.
Në vitin 2020, Thano themeloi dy kompani konsulence, por ato patën një jetë të shkurtër. Gea Systems, në të cilën ai kishte një pjesëmarrje 34%, u mbyll në vitin 2022. Një kompani tjetër e quajtur “A System”, e themeluar në të njëjtin vit, kishte Thanon si pjesëmarrës të vetëm. Ajo raportoi të ardhura prej 3.3 milionë lekësh deri në korrik 2021, por u likuidua më vonë në dhjetor 2021.
Më herët, ai ka shërbyer edhe si drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC. Gjatë njërës prej mbledhjeve të AMSHC-së në qershor 2021, Thano u tërhoq nga votimi, duke deklaruar se kishte një konflikt interesi me OJQ-në "Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane.". Ndërkohë dhjetor 2022 Thano ka themeluar OJF-në Qendra për Angazhim Transformim dhe Hulumtime(QATH).
Erjon Rama
Erjon Rama i është bashkuar së fundmi grupit të aksionerëve, pasi mori 10 për qind të aksioneve nga babai i tij, Besnik Rama.
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2012
Interesat e lidhur të themeluesit
Gazeta “Dita” botohet nga kompania Publikime Shqiptare, e regjistruar fillimisht nën emrin e Elis Sulaj, i cili më pas ia shiti aksionet themeluesve të gazetës, vëllezërve Alban dhe Besnik Dabulla që blenë 85% të aksioneve të kompanisë, Adrian Thanos, kryeredaktor dhe zotërues i 10% të aksioneve dhe të ndjerit Ardian Osoja 5% për qind të aksioneve. Pas ndarjes nga jeta të Osojës, aksionet e tij u trashëguan nga dy fëmijët, ndërsa Alban Dabulla ia shiti 10 për qind të aksioneve të tij Besnik Ramës. Ky i fundit, në vitin 2023 ia ka transferuar aksionet të birit, Erjon Rama.
Gazeta është pranë të majtës dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama, megjithëse ndonjëherë ka rezervuar kritika dhe akuza për disa nga ministrat e ish-ministrat e qeverisë.
zotërojnë 75% të aksioneve, janë djemtë e Arta Dades, ish-deputete e Partisë Socialiste për disa legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë. Vëllezërit Dabulla më shumë se njëherë janë targetuar me akuza nga ish-kryeministri dhe lideri i së djathtës, Sali Berisha. Ata i kanë mohuar akuzat dhe i janë përgjigjur Berishës me të njëjtën ashpërsi. Në vitin 2015, Gjykata e Lartë mori vendim për pushimin e një çështje me paditës Alban Dabullën dhe të paditur për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi Dabulla nuk u paraqit në seancë.
Gazeta në pronësi të tyre ka si shenjë dalluese karikaturën e faqes së parë, e cila në një pjesë të mirë të numrave është zënë nga Berisha dhe njerëz pranë tij që akuzohen prej saj për korrupsion dhe afera të tjera gjatë qeverisjes.
që zotëron 35 për qind të aksioneve është biznesmen i angazhuar në lojërat e fatit. Ai është njëkohësisht pronar me 40 për qind të aksioneve pranë kompanisë Nacional Sh.a, që organizon Telebingon Shqiptare. Kompania Nacional sh.a dhe Dabulla janë nën hetim për krime financiare nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.
Dabulla ka aksione edhe në një kompani tjetër lojërash sportive, Eurolive, por aktiviteti i saj është pezulluar pasi Shqipëria ndaloi bastet sportive në vitin 2018. Dabulla ka gjithashtu aksione në kompanitë Celere, AB OVO, Vaal, Universiteti Dita dhe Vanadium e cila është themeluar vetëm në vitin 2022.
nuk ka biznes tjetër aktiv përveç 40 për qind të aksioneve në kompaninë Publikime Shqiptare. Një restorant dhe një fast-food si dhe kompani të tjera ku ai kishte aksione rezultojnë me aktivitet të pezulluar.
është drejtor ekzekutiv dhe kryeredaktor i gazetës, e njëkohësisht zotërues i 10 për qind të aksioneve. Thano është gazetar dhe ka punuar më parë pranë gazetës “Shekulli” si drejtor dhe kryeredaktor. Thano rezulton po ashtu aksioner edhe në një kompani të quajtur Universiteti Dita me aktivitet në fushën e arsimit bashkë me vëllezërit Dabulla. Në vitin 2020, Thano themeloi dy kompani konsulence, por ato patën jetë të shkurtër. Gea Systems, në të cilën ai kishte një pjesëmarrje 34%, u mbyll në vitin 2022. Një kompani tjetër e quajtur “A System”, e themeluar në të njëjtin vit, kishte Thanon si pjesëmarrës të vetëm. Ajo raportoi të ardhura prej 3.3 milionë lekësh deri në korrik 2021, por u likuidua më vonë në dhjetor 2021. Në dhjetor 2022, Thano themeloi OJF-në Qendra për Angazhim Transformim dhe Hulumtime(QATH).
u nda nga jeta pas një problemi shëndetësor, ishte i angazhuar edhe më herët në menaxhimin e disa të përditshmeve.
Interesat e lidhur të administratorit
është drejtor ekzekutiv dhe kryeredaktor i gazetës, e njëkohësisht zotërues i 10 për qind të aksioneve. Thano është gazetar dhe ka punuar më parë pranë gazetës “Shekulli” si drejtor dhe kryeredaktor. Thano, ashtu si vëllezërit Dabulla, ka qëndrime të majta. Thano rezulton po ashtu aksioner edhe në një kompani të qujatur Universiteti Dita, bashkë me vëllezërit Dabulla. Aktiviteti i kompanisë është deklaruar arsimi. Në vitin 2020, Thano themeloi dy kompani konsulence, por ato patën një jetë të shkurtër. Gea Systems, në të cilën ai kishte një pjesëmarrje 34%, u mbyll në vitin 2022. Një kompani tjetër e quajtur “A System”, e themeluar në të njëjtin vit, kishte Thanon si pjesëmarrës të vetëm. Ajo raportoi të ardhura prej 3.3 milionë lekësh deri në korrik 2021, por u likuidua më vonë në dhjetor 2021. Më herët, ai ka shërbyer edhe si drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC. Gjatë njërës prej mbledhjeve të AMSHC-së në qershor 2021, Thano u tërhoq nga votimi, duke deklaruar se kishte një konflikt interesi me OJQ-në "Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane.". Ndërkohë, në dhjetor 2022 Thano ka themeluar OJF-në Qendra për Angazhim Transformim dhe Hulumtime(QATH).
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
është drejtor ekzekutiv dhe kryeredaktor i gazetës, e njëkohësisht zotërues i 10 për qind të aksioneve. Thano është gazetar dhe ka punuar më parë pranë gazetës “Shekulli” si drejtor dhe kryeredaktor. Thano, ashtu si vëllezërit Dabulla, ka qëndrime të majta. Thano rezulton po ashtu aksioner edhe në një kompani të qujatur Universiteti Dita, bashkë me vëllezërit Dabulla. Aktiviteti i kompanisë është deklaruar arsimi. Në vitin 2020, Thano themeloi dy kompani konsulence, por ato patën një jetë të shkurtër. Gea Systems, në të cilën ai kishte një pjesëmarrje 34%, u mbyll në vitin 2022. Një kompani tjetër e quajtur “A System”, e themeluar në të njëjtin vit, kishte Thanon si pjesëmarrës të vetëm. Ajo raportoi të ardhura prej 3.3 milionë lekësh deri në korrik 2021, por u likuidua më vonë në dhjetor 2021. Më herët, ai ka shërbyer edhe si drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC. Gjatë njërës prej mbledhjeve të AMSHC-së në qershor 2021, Thano u tërhoq nga votimi, duke deklaruar se kishte një konflikt interesi me OJQ-në "Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane.". Ndërkohë, në dhjetor 2022 Thano ka themeluar OJF-në Qendra për Angazhim Transformim dhe Hulumtime(QATH).
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
është një ish-gazetar i së përditshmes “Zëri i Popullit”, botim i Partisë së Punës së Shqipërisë gjatë regjimit komunist. Islami njihet për qëndrimet e tij kritike ndaj ish-kryeministrit të djathtë, Sali Berisha.
Viktor Malaj
Kontakt
Rruga “Sami Frashëri, Godina 30 (Ish-Blloku), Tirana
Tel: +355 68 90 73 730
Email: info@gazetadita.al, dita.redaksia@gmail.com
Website: www.gazetadita.al
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
0.41 Mln. $ / 47 Mln. Lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
0.03 Mln. $ / 3 Mln. Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
14%
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. “Dita” iu përgjigj një kërkese për informacion të stafit të MOM. Të dhëna të tjera u siguruan nga publikimet e vetë gazetës.