ABC News
ABC News është një kanal televiziv i formatit 24 orë lajme me qendër në Tiranë. Ai i filloi transmetimet në vitin 2010, në frekuencën e televizionit asokohe të mbyllur, Telenorba Shqiptare. Në vitin 2011, ABC News mori edhe një licensë për transmetime audio në rajonet e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Vlorës.
Përgjatë dekadës së fundit, ABC News ka ndryshuar disa herë pronarë dhe pronësia nuk ka qenë gjithmonë transparente. Pas ndryshimit të fundit të pronësisë në vitin 2022, televizioni iu nënshtrua ristrukturimit dhe një numër jo i vogël gazetarësh dhe moderatorësh të njohur u shkarkuan nga puna. Drejtuesi i opozitës, ish- kryeministri Sali Berisha, i lidhi këto shkarkime me vënien e televizionit nën kontrollin e qeverisë “Rama”. “I bëj thirrje pronarit të ABC, që nëse do ta shndërrosh në altoparlant të Erion Veliajt dhe Edi Ramës do të përballesh me pasoja serioze”, deklaroi Berisha.
Pjesa e audiencës
XX.XX%
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Lokal (Fier, Tiranë, Elbasan, Durrës)
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë (Digjital)
Kompani/Grupe mediatike
Media Holding
Struktura e pronësisë
ABC News sh.a zotërohet 100% nga kompania “A.B.C Management sh.p.k”. Pronare e kompanisë “A.B.C Management” është kompania “Media Holding sh.p.k” në pronësinë e shtetasit kosovar, Esat Bojku.
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2000
Interesat e lidhur të themeluesit
Historiku i kompanisë ABC News shtrihet pas në kohë në vitin 2000, kur në Shqipëri u themelua kompania Telenorba Shqiptare me aksionerë Eligio Romanazi (14.35%), Scorpion Sh.p.k (23.65%), Donato D'Alessandro (40%) and Giovanni D'Alessandro, (22%). Telenorba Shqiptare u pajis me leje për hapjen e një televizioni lokal në nëntor 2000 nga Këshilli Kombëtar i Radio-Televizioneve, pararendëse e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA. Në vitin 2006, Këshilli refuzoi që të rinovonte licensën 5-vjeçare për këtë kanal televiziv. Kompania u shit disa herë deri në vitin 2007, kur Redi Sata bleu 80% të aksioneve. Në vitin 2009, Këshilli Kombëtar i Radio-Televizionit vendosi të anulojë vendimin e mëparshëm dhe të rinovojë licensën 5-vjeçare, ndërsa në vitin 2010 emri i kompanisë u ndryshua nga Telenorba Shqiptare në ABC News.
ABC News u shit disa herë të tjera edhe pas ndryshimit të emrit. Në vitin 2016, Sata i shet Aleksandër Frangajt dhe bashkëshortes së tij, Alba Gina, një paketë prej 40% të aksioneve me vlerë 20 mijë euro. Në maj 2019, Frangaj dhe Gina bëhen 100% aksionerë të ABC News, duke ndarë secili nga 50% të aksioneve. Por tre muaj më vonë, ata e shesin ABC News për 600 mijë euro te kompania “A.B.C Management” në pronësi të shtetases greke, Efthymia Gkouma. Kompania u administrua për 3 vjet nga Idaver Sherifi, i cili kishte qenë më parë drejtor administrativ i Spitalit Amerikan.
Në tetor 2022, kompania mëmë e ABC News iu shit për 2,7 milionë euro kompanisë “Media Holding sh.p.k”. “Media Holding” zotërohet në 100% të aksioneve nga shtetasi kosovar Esat Bojku, një personazh i panjohur për tregun e medias në Shqipëri.
Interesat e lidhur të administratorit
Administratore e ABC News prej nëntorit 2022. Ajo ka punuar më parë si drejtuese e Departamentit të Marketingut dhe PR-it pranë Spitalit Amerikan. Sipas profilit të saj në LinkedIn, Kapaj ka punuar në vitet 2006-2007 si koordinatore aktivitetesh në Partinë Socialiste dhe në vitin 2007 si koodinatore logjistike pranë Lëvizjes Mjaft.
Administratore e ABC News prej nëntorit 2022.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Gazetar dhe moderator i emisionit politik “Real Story”. Ai drejton gjithashtu departamentin e Informacionit në ABC News. Balla e ka nisur karrierën në gazetari në fillim të viteve ‘90 dhe ka punuar për të përditshmet “Gazeta Shqiptare” dhe “Koha Jonë”. Ai ka drejtuar gjithashtu departamentin e Informacionit për televizionet TV Klan, Top Channel dhe Vizion Plus. Në maj 2023, Presidenti i Republikës e dekoroi Ballën me titullin “Mjeshtër i madh” për kontributin në median e shkruar dhe atë elektronike. Balla është gjithashtu autor i disa librave.
Biznesmen me aktivitet në fushën e ndërtimit, hotelerisë dhe energjisë. Ai zotëron kompaninë “Tirana International Development”, TID. Male u emërua kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të ABC News në shkurt të vitit 2020.
Ish-gjyqtare e Republikës së Shqipërisë dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të ABC News prej shkurtit të vitit 2020. Qeleshi u emërua kryetare e Gjykatës së Durrësit në vitin 2014, por në vitin 2019 ajo dha dorëheqjen ndërsa po përballej me procesin e vetingut.
Kontakt
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
3.06 Mln..$/ 347 Mln.. Lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
-1.17 Mln..$/-133 Mln..Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
5.8%
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Të dhënat për audiencën e stacioneve kryesore televizive janë siguruar nga Idra Media dhe i përkasin periudhës 8 maj 2022 deri më 8 maj 2023. Për më shumë, shihni burimet.
Burime profili medias
Faqja zyrtare e Presidencës, U aksesua në gusht 2023