Zhuljeta Lamaj

Zhuljeta Lamaj

Zhuljeta Lamaj është e veja e Vajdin Lamajt dhe trashëgimtare e kompanive të themeluara nga i shoqi, së bashku me tre fëmijët e saj. Ajo u përfshi në biznes prej vitit 2000, si ortake zyrtare apo administratore e pasurive që besohet se kishin si burim aktivitetet e bashkëshortit. Më 16 maj 2000, Zhuljeta Lamaj shfaqet në dokumentet e Qendrës Kombëtare të Bizneseve si aksionere me 40 për qind e kompanisë mediatike “Top Albania” sh.a, ndonëse publikisht njihej si aksioner bashkëshorti i saj. Në vitin 2001, ajo u bë gjithashtu 100 për qind aksionere e restorantit “Juvenilja”, një ndër pronat kryesore të familjes së saj në Tiranë. Pas atentatit me eksploziv të 28 shkurtit 2005 që shkaktoi vdekjen e Vajdin Lamajt, Zhuljeta dhe tre fëmijët e saj trashëguan edhe kompanitë e tjera në emër të bashkëshortit, të tilla si shoqëria e prodhimit të konfeksioneve “Albines”, kompaninë e shtypshkrimeve “Alb-Tipografia” apo kompanitë e transporteve “Tirana Lines”. Më 20 janar 2010, Zhuljeta Lamaj shiti 20 për qind të aksioneve të “Top Albania” te nëna e Dritan Hoxhës për 750 mijë euro duke e zvogëluar portofolin e saj në 20%. Pas vitit 2011, Lamaj ushtroi aktivitet biznesi edhe në Mbretërinë e Bashkuar, kur sipas Regjistrit Britanik të Bizneseve drejtoi kompanitë “L’Aqua Virgine” Limited, Acton HCW LTD dhe Elite Car Wash Limited. Prej korrikut 2019, Zhuljeta Lamaj administron kompaninë V Invest Property Group, e cila zotërohet nga tre fëmijët e saj.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Botime

Alb Tipografia (100%)

Shërbim ushqimi

Juvenilja (100%)

Transport

Tirana Lines (80%)

Tregti

V Invest Property Group (100%)

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ