Vëllezërit Ulaj
Bashkim Ulaj së bashku me vëllezërit e tij, Astrit dhe Ahmet Ulaj janë themeluesit e televizionit A2. Ata e zotërojnë televizionin përmes kompanisë së tyre, Gener 2, ku Bashkim Ulaj zotëron 34% të aksioneve, ndërsa vëllezërit e tij ndajnë secili nga 33%. Gener 2 është pronare me 100% e kompanisë G2 Media sh.p.k, e cila operon stacionin televiziv A2. Në janar 2018, Gener 2 bleu kompaninë Albanian Byaty, asokohe në pronësinë e Elida Llupës për një çmim prej 6 milionë lekësh [44, 924 Euro]. E themeluar në vitin 2004, kompania Albanian Byaty zotëronte një licensë audiovizive transmetimi si dhe operonte stacionin muzikor Elrodi TV. Në prill 2018, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, miratoi ndryshimin e emrit të televizionit në A2 dhe strukturën e programit nga transmetimi i muzikës në atë të lajmeve.
Bashkim Ulaj është një biznesmen me aktivitete në fushën e ndërtimit, të telekomunikacioneve dhe prodhimit të energjisë. Ai e ka nisur karrierën e tij në biznes në vitin 1995 me kompaninë e ndërtimit “Leskova”. Në vitin 2005, Bashkim Ulaj bleu kompaninë Gener 2, e cila do të bëhej marka kryesore e bizneseve të familjes së tij.
Nën drejtimin e Ulajt, Gener 2 përfitoi një numër koncesionesh si nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha, ashtu edhe nga qeveria aktuale e Edi Ramës. Ndërkohë, disa prej projekteve të kompanisë Gener 2 kanë shkaktuar kundërshti publike. Një koncesion i vitit 2009 për ndërtim hidrocentrali në parkun kombëtar të Valbonës u pasua me një seri protestash dhe një çështje gjyqësore. Në vitin 2014, Gener 2 përfitoi një leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës për 5 kulla pranë liqenit Artificial të Tiranës, por projekti u bllokua nga qeveria qendrore përmes agjencisë INUK. Gener 2 e fitoi çështjen në gjykatë dhe i vazhdoi punimet. Në korrik 2018, kompania Gener 2 u shpall fituese e një koncesioni për ndërtimin e rrugës Thumanë- Kashar me një vlerë investimi prej 225 milionë euro, por një skandal shpërtheu në dhjetor 2018 dhe qeveria i ndërpreu negociatat. Një kompani fantazmë me emrin DH Albania, e cila dyshohej se kishte lidhje me kompaninë e Ulajt, rezultoi fituese e dy tenderave me vlerë 30 milionë euro duke përdorur dokumente të falsifikuara. Një hetim i nisur nga Prokuroria e Tiranës u mbyll pa pasoja. Koncesioni mbeti pezull deri në shtator 2021, kur Gjykata Administrative vendosi në favor të Gener 2. Projekti u miratua më pas nga Këshilli i Ministrave.
Biznes
Ndërtim
Gener2, Aksionerë (100)
G2 Blu, Aksionerë (98%)
G2 Infra, Aksionerë (100%)
Holding
Aba Holding, Aksionerë (100%)
Prodhimi i energjisë
Dragobia Energy, Aksionerë (100%)
Gizavesh Energy Albania, Aksionerë (100%)
Prodhim i energjisë
Fier Thermoelectric, Aksionerë (30%)
Telekomunikacion
G2 Datacom, Aksionerë (30%)
2SmartSystems, Aksionerë (60%)
Tirana Datacom, Aksionerë (70%)
Hidrokarbure
Vivid Power, Aksionerë (100%)
Peshkim
Greensol, Aksionerë (100%)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
Ka qenë administrator i kompanisë G2 Media prej themelimit të televizionit A2. Sipas profilit të tij në LinkedIn, Kasneci ka punuar për disa vite si analist financiar në Shtetet e Bashkuara, përpara se të kthehej në Shqipëri dhe t’i bashkohej kompanisë Gener 2 në vitin 2010. Kasneci ka drejtuar disa prej projekteve të Ulajt, përpara se të merrte përsipër zhvillimin e projektit mediatik dhe drejtimin e televizionit A2. Ai zotëron gjithashtu 100% të aksioneve në kompaninë financiare “Platinium Investment” të themeluar në vitin 2011 nga Bashkim Ulaj.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.