Familja Hoxha
Familja Hoxha kontrollon një ndër grupet më të mëdha mediatike në Shqipëri, Top Media, i cili përbëhet nga televizionet Top Channel dhe Top News, stacionet radiofonike Top Albania Radio, Top Gold dhe My Music, distributori me pagesë DigitAlb si dhe disa kompani të tjera. Top Media u themelua nga Dritan Hoxha, fillimisht një biznesmen kontrovers në importimin e kafesë që më pas mori famë si “pionier i teknologjisë dixhitale” në rajon. Hoxha e nisi perandorinë e tij mediatike në vitin 1998, kur themeloi Top Albania Radio dhe tre vjet më pas televizionin Top Channel, i cili u kthye brenda një kohe të shkurtër në ekranin kryesor të vendit. Në vitin 2004, Hoxha lançoi platformën me pagesë DigitAlb, e cila e fuqizoi edhe më tej konglomeratin e tij mediatik.
Dritan Hoxha vdiq më 23 maj 2008 si pasojë e një aksidenti automobilistik me makinën e tij Ferrari 599. Në funeralin e tij morën pjesë drejtuesit më të lartë të vendit si ish-presidenti Bamir Topi dhe kryeministri aktual, Edi Rama. Pas vdekjes së Dritan Hoxhës, kompanitë e themeluara prej tij u trashëguan nga bashkëshortja Vjollca Hoxha dhe katër fëmijët e tyre, Lorela, Sara, Redia dhe Itan. Megjithatë, zonja Hoxha vazhdoi të ruante një profil të ulët publik për disa vite me radhë, duke ia besuar menaxhimin e grupit mediatik bashkëpunëtorëve të ngushtë të të shoqit. Situata ndryshoi në vitin 2015, kur ajo mori në duar administrimin e televizionit Top Channel dhe nisi një proces gjyqësor kundër dy aksionerëve të shumicës, Albert Sino dhe Aurel Baçi. Në padinë e dorëzuar në gjykatë, Hoxha pretendoi se kontrata e shitjes së 60% të aksioneve mes Dritan Hoxhës dhe dy aksionerëve të tjerë e vitit 2007 ishte fiktive dhe e nënshkruar pa marrë miratimin e saj. Saga gjyqësore u mbyll në janar 2023, kur Gjykata e Lartë njohu si aksionerë të vetëm trashëgimtarët e Dritan Hoxhës.
Përveç kompanive të grupit Top Media, familja Hoxha zotëron edhe kompaninë e distribuimit të kafesë, Valtelina. Gjithashtu, Vjollca Hoxha zotëron 17% të aksioneve në kompaninë e themeluar në vitin 2021, Kudopay, në ortakëri me Stela Gugalljen – biznesmenia kontroverse e kontratës koncesionare për ndërtimin e një inceneratori mbetjesh urbane në qytetin e Elbasanit. Gugallja akuzohet për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme dhe po përballet në mungesë me një proces gjyqësor.
Me një histori 22 vjeçare në tregun mediatik shqiptar dhe përplasjet e hershme publike të themeluesit të saj, Dritan Hoxha me ish-kryeministrin Sali Berisha, Top Channel krijoi perceptimin e një televizioni të afërt me kryeministrin aktual, Edi Rama. Megjithatë, marrëdhëniet e Ramës me Top Channel kanë pasur edhe ulje-ngritje.Në nëntor të vitit 2022,Rama e akuzoi Top Channel se po kërkonte “favore ilegale“ ndaj qeverisë së drejtuar prej tij. Kryeministri publikoi në faqen e tij në Twitter një dokument ku dukej se Top Channel i propozonte Agjencisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ABZHR, 50 emisione promovuese në këmbim të një pagese prej 12 milionë lekësh.
“Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik. Kërkohen 120 mln lek nga AZHBR për t'u treguar shqiptarëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale,” shkroi Rama, duke shtuar se ABZHR nuk e kishte pranuar kërkesën. Pak orë më vonë, Top Channel i cilësoi deklaratat e Ramës si një “seri sulmesh“, që sipas televizionit vijnë “pas transmetimit të disa kronikave shqetësuese për publikun“.
Biznes
Rrjete dixhitale distribucioni
DigitAlb (42.82%)
ADTN (42.82%)
Shtëpi botuese
Saras (100%)
Transmetime dixhitale
DigitAlb (42.82%)
Transmetime satelitore
DigitAlb (42.82%)
Teleshopping
DigitAlb (42.82%)
Transmetime televizive
Top Channel (100%)
Top News (100%)
Transmetime radiofonike
Transmetime radiofonike
Top Gold (52%)
My Music (100%)
Tregti
Tregti
Vini & Food (35%)
Reklamime
VGA (100 %)
Publialb (50%)
Telekomunikacion
Kudopay (17%)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë Top Channel sh.a si dhe drejtor i emisionit satirik/ investigativ “Fiks Fare“.
moderator televiziv dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i kompanisë Top Channel sh.a. Ai është i martuar me Sara Hoxhën, aksionere e kompanisë dhe vajza e themeluesit të ndjerë, Dritan Hoxha. Liço është gjithashtu aksioner i radios lokale Top Gold.
anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë Top Channel sh.a. Ajo mban gjithashtu pozicionin e shefes së financës në të njëjtën kompani.
Më shumë informacion
Meta Data
Top Media nuk është një ent ligjor, por një grup kompanish të cilat zotërohen kryesisht nga familja Hoxha. Të dhënat e pronësisë dhe bilancet financiare për Top Channel, Top Albania Radio dhe DigitAlb janë siguruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Të dhënat e audiences u siguruan nga Idra Media. Top Channel iu përgjigj një kërkese për informacion të ekipit të MOM më 24 gusht 2023. Për
më shumë shikoni burimet.
