Haxhi Dybeli

Haxhi Dybeli

Haxhi Dybeli është një ish-inspektor i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pronar i kompanisë Fjala Media Group. Ai u përfshi në biznes në vitin 2017 përmes kompanisë jetëshkurtër të transferimit të parave, ESP& BRN sh.p.k, aktiviteti i së cilës u pezullua disa muaj më vonë. Dybeli ishte një figurë e panjohur për tregun mediatik, kur vendosi të themelojë tre kompanitë mediatike Albania Post, Albania Sot dhe FJL Media në vitin 2019. Në maj 2020, FJL Media e ndryshoi emrin në Fjala Media Group dhe është e vetmja kompani aktive që Dybeli zotëron aktualisht.

Kompani/Grupe mediatike
Media
  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ