Besnik Dabulla

Besnik Dabulla ka në pronësi gazetën "Dita" së bashku me të vëllain. Megjithatë, Besnik Dabulla rezulton në më pak biznese se i vëllai, ku përveç 40% të aksioneve në kompaninë "Publikime Shqiptare", ai zotëron një restorant dhe një fast-food. Kompani të tjera ku vëllezërit Dabulla kanë aksione, në tregti, shërbime dhe reklama, rezultojnë me aktivitet të pezulluar. Ai është akuzuar nga ish-kryeministri Berisha për lidhje me krimin, të cilat ai i ka mohuar si të motivuara politikisht. Ashtu si dhe i vëllai, ai ka mbajtur profil të ulët publik. Në janar të vitit 2011, ai u arrestua dhe dënua me 6 muaj e 20 ditë burg për armëmbajtje pa leje.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Restorant

Liburnia (100%)

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Arta Dade –është nëna e Dabullës, ajo ishte deputetet e Partisë Socialiste prej vitit 1997 deri në legjislaturën e fundit. Ajo po ashtu ka qenë Ministre e Kulturës dhe Ministre e Punëve të Jashtme, e para grua që mbajti këtë pozicion. Ajo po ashtu ka drejtuar Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union