Astrit Hana
Astrit Hana është aksioneri më i madh i "Scan TV" dhe ka nën pronësi edhe 0.78% të "Credins Bank" (me vlerë nominale 800.000 euro), banka e tretë më e madhe në vend për nga asetet. Vajza e tij, Elvana Hana, është administratore e "Scan TV", ndërsa dhëndri i tij, Maltin Korkuti, është administrator i "Credins Bank".
Biznes
Bank
Credins Bank (0.78%)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
Elvana Hana – është ekonomiste. Gjatë viteve 2005-2013, ajo shërbeu si drejtoreshë e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor. Ajo është vajza e Astrit Hana, aksioneri kryesor i kompanisë dhe bashkëshorte e Maltin Korkuti, Administrator i Credins Bank, banka e tretë më e madhe për nga asetet në Shqipëri.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë publikisht të disponueshme në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të dhënat financiare të raportuara i përkasin vitit 2016. Kursi mesatar i këmbimit i raportuar nga Banka e Shqipërisë është përdorur për të konvertuar shumat në USD. SCAN TV iu përgjigj kërkesës së MOM për informacion më 26 Dhjetor 2017. Shiko burimet për më shumë.