Top Media
Top Media është një ndër grupet më të mëdha mediatike në Shqipëri dhe zotërohet kryesisht nga familja Hoxha. Historia e tij fillon në vitin 1998, kur Dritan Hoxha themeloi Top Albania Radio dhe tre vjet më pas televizionin Top Channel, i cili falë gazetarëve të njohur dhe teknologjisë moderne u kthye në një kohë të shkurtër në televizionin më popullor në Shqipëri. Në vitin 2004, Dritan Hoxha lançoi platformën me pagesë DigitAlb, e cila e forcoi edhe më tej konglomeratin e tij mediatik. Hoxha vdiq në maj të vitit 2008 si pasojë e një aksidenti automobilistik në makinën e tij Ferrari 599. Bashkëshortja e tij, Vjollca Hoxha dhe fëmijët e tyre trashëguan bizneset prej asaj kohe. Top Media i ka zgjeruar aktivitetet përgjatë viteve dhe zotëron sot stacionet televizive Top Channel dhe Top News. Grupi zotëron gjithashtu 42.82% të aksioneve të platformës me pagesë Digitalb, radiot Top Albania, Top Gold dhe My Music, gazetën online Shqip dhe kompaninë e reklamave, VGA. Ndërkohë, kompania DigitAlb zotëron distributorin e dytë dixhital, ADTN.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Grup
Sektorët biznesit
Transmetim radio-televiziv; Telekomunikacion; Produksion muzikor; Rrjete të transmetimeve dixhitale (DigitAlb dhe ADTN); Botime; Reklamime; Argëtim (Kinema); Tregti (kafe)
Pronar indvidual
Televizione të tjera
Top News (Të dhënat mungojnë)
Radio
Top Gold Radio (Të dhënat mungojnë)
My Music Radio (Të dhënat mungojnë)
Media të tjera Online
www.gazeta-shqip.com
www.topalbaniaradio.com
Biznesi i medias
Rrjete dixhitale distribucioni
DigitAlb (42.82%)
ADTN (42.82%)
Shtëpi botuese
Saras (100%)
Transmetime dixhitale
DigitAlb (42.82%)
Transmetime satelitore
DigitAlb (42.82%)
Teleshopping
DigitAlb (42.82%)
Transmetime televizive
Top Channel (100%)
Top News (100%)
Transmetime radiofonike
Transmetime radiofonike
Top Gold (52%)
My Music (100%)
Biznes
Tregti
Valtelina (100%)
Vini & Food (35%)
Reklamime
VGA (100 %)
Publialb (50%)
Telekomunikacion
Kudopay (17%)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1998
Interesat e lidhura me themeluesin
Dritan Hoxha e nisi karrierën në biznes si një importues kontrovers kafeje, por ishte investimi në media që e bëri atë të njohur dhe i dha famën e një “pionieri të teknologjisë dixhitale” në hapësirën e jetuar nga shqiptarët. Në vitin 1998 ai themeloi Top Albania Radio dhe tre vjet më pas televizionin Top Channel, i cili falë teknologjisë moderne dhe stafit të njohur të gazetarëve u kthye në një kohë të shkurtër në ekranin kryesor të vendit. Në vitin 2004, Hoxha hodhi në treg platformën me pagesë DigitAlb, duke e fuqizuar edhe më tej grupin e tij të ri mediatik Top Media. Hoxha ndërroi jetë më 23 maj 2008, në moshën 40-vjeçare, pas një aksidenti automobilistik me makinën e tij Ferrari 599. Autoritetet më të larta shtetërore, përfshi ish-presidentin Bamir Topi dhe ish-kreu i opozitës, Edi Rama morën pjesë në funeralin e tij. Megjithatë, Hoxha nuk pati marrëdhënie të paqta me të gjithë politikanët. Përplasjet publike të Dritan Hoxhës me ish-kryeministrin Sali Berisha për licensat satelitore dhe publikimi i disa skandaleve të qeverisë së tij [2005-2013] bënë që Top Channel të perceptohej si një televizion i afërt me ish-liderin e opozitës dhe kryeministrin e sotëm, Edi Rama. Pas vdekjes së Dritan Hoxhës në vitin 2008, aksionet e kompanive të themeluara prej tij u trashëguan nga bashkëshortja Vjollca Hoxha dhe katër fëmijët e tyre.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Rruga “17 Nentori”, Nr. 20, Mezez Koder, Komuna Kashar, Tiranа
Tel: +355 69 20 80 500
Webiste: top-channel.tv
NIPT
Top Channel (K12007002U); Top News (M11613001O); Top Albania Radio (K01719005H); DigitAlb ( K41719004D)
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
Top Channel – 12.42 Mln $/ 1409 Mln.Lek Top Albania Radio – 0,87 Mln. $/ 99 Mln. Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
Top Channel – 0.38 Mln. $/ 43 Mln.Lek Top Albania Radio – 0,09 Mln. $/ 10 Mln. Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës
anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë Top Channel sh.a si dhe drejtor i emisionit satirik/ investigativ “Fiks Fare“.
moderator televiziv dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i kompanisë Top Channel sh.a. Ai është i martuar me Sara Hoxhën, aksionere e kompanisë dhe vajza e themeluesit të ndjerë, Dritan Hoxha. Liço është gjithashtu aksioner i radios lokale Top Gold.
anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë Top Channel sh.a. Ajo mban gjithashtu pozicionin e shefes së financës në të njëjtën kompani.
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
kryeredaktori i departamentit të lajmeve në televizionin Top Channel. Kreka ka punuar prej më shumë se dy dekadash si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor për Gazetën Shqiptare, TV Klan dhe emisionin televiziv Top Story.
hoqi dorë nga mandati i deputetes për të nisur një karrierë televizive si moderatore e emisionit politik “Top Story” në Top Channel në nëntor të vitit 2022. Duma e ka nisur karrierën e saj si lektore dhe më pas si shefe e Departamentit të Sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. Ajo u përfshi në politikë në vitin 2011, kur u emërua zv. Ministre e Integrimit në qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në vitin 2014, Duma u zgjodh sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike dhe në vitin 2017 u zgjodh deputete në Kuvendin e Shqipërisë.
Më shumë informacion
Meta Data
Top Media nuk është një entitet i regjistruar ligjërisht, por një grup kompanish të cilat zotërohen kryesisht nga familja Hoxha. Të dhënat e pronësisë dhe bilancet financiare për Top Channel, Top Albania Radio dhe DigitAlb janë siguruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Top Channel iu përgjigj një kërkese për informacion të ekipit të MOM më 24 Gusht 2023. Për më shumë shikoni burimet.