Panorama Group

Panorama Group

Panorama Group është botuesi më i madh në tregun shqiptar të medias së shkruar dhe zotëron gazetën e përditshme Panorama, gazetën sportive Panorama Sport dhe revistën mujore Psikologjia.

Grupi u themelua në shtator të vitit 2002 nga tre biznesmenët Irfan Hysenbelliu, Alban Xhaferi dhe Lefter Sota. Dy të parët kishin investime të konsiderueshme në fushën e ndërtimit, ndërsa Sota njihej për kompaninë e tij të përpunimit të hekurit. Dokumentet nga Regjistri Kombëtar Shqiptar i Bizneseve tregojnë se Irfan Hysenbelliu zotëronte 34% të aksioneve, ndërsa Xhaferri dhe Sota kishin secili nga 33% të aksioneve në kompani.

Alban Xhaferri u tërhoq nga kompania në vitin 2003 dhe një vit më vonë themeloi një gazetë të re të quajtur “Metropol“. Në vitin 2005, edhe Lefter Sota ia transferoi aksionet e tij Hysenbelliut dhe në të njëjtin vit themeloi të përditshmen “Tirana Observer“. Të dyja gazetat “Metropol“ dhe “Tirana Observer“ janë tashmë të mbyllura. Gjatë periudhës 2005-2023, Irfan Hysenbelliu ishte aksioneri i vetëm i grupit mediatik “Panorama Group“. Në 15 qershor 2023, Hysenbelliu i dhuroi aksionet e Panorama Group tek dy fëmijët e tij, Fabiola dhe Fatmir Hysenbelliu.

Fakte kyçe

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Shoqëri aksionere

Sektorët biznesit

Transmetime radio-televizive; Botime; Ndërtim; Tregti; Hoteleri-Turizëm; Fabrikë birre; Kantinë vere; Prodhim uji të pijshëm; Edukim (kolegj universitar privat)

Pronësi

Pronar indvidual

mediat
Other Media Outlets

Media të tjera të shkruara

Panorama Sport (Të dhënat mungojnë)

Televizione të tjera

Panorama TV

Media të tjera Online

http://www.panorama.com.al/sport/

Fakte

Biznesi i medias

Botime

Panorama Group (100%)

Transmetime radio-televizive

Focus Media News (100%)

Transmetime radio -televizive

Panorama TV

Biznes

Ndërtim

Erjoni (100%)

Tregti

Pegasos (50%)

Hoteleri dhe turizëm

Hysenbelliu (100%)

Kantinë vere

Egnatia Group (100%)

Prodhim uji të pijshëm

Fab Group (100%)

Fabrikë birre

Egnatia Group-Birra Korca (100%)

Edukim

Kolegji Universitar Luarasi (100%)

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2002

Interesat e lidhura me themeluesin

E përditshmja “Panorama“ nisi botimet në vitin 2002 si një bashkëpunim mes tre biznesmenëve Irfan Hysenbelliu, Alban Xhaferri dhe Lefter Sota. Dy të parët kishin investime të gjera në fushën e ndërtimit, ndërsa Sota njihej më tepër për kompanitë e tij të përpunimit të hekurit. Dokumentet e themelimit në Qendrën Kombëtare të Bizneseve tregojnë se Irfan Hysenbelliu zotëronte 34 % të aksioneve në kompaninë “Panorama Group“, ndërkohë që Xhaferri dhe Sota ndanin secili nga 33 %. Alban Xhaferri u tërhoq nga kompania në vitin 2003 dhe një vit më vonë themeloi një gazetë të re të quajtur “Metropol“. Në vitin 2005, edhe Lefter Sota ia transferoi aksionet e tij Hysenbelliut dhe në të njëjtin vit themeloi të përditshmen “Tirana Observer“. Të dyja gazetat “Metropol“ dhe “Tirana Observer“ janë tashmë të mbyllura. Gjatë periudhës 2005-2023, Irfan Hysenbelliu ishte aksioneri i vetëm i grupit mediatik “Panorama Group“. Në 15 qershor 2023, Hysenbelliu i dhuroi aksionet e Panorama Group tek dy fëmijët e tij, Fabiola dhe Fatmir Hysenbelliu.

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Rruga “Panorama”, (prapa shkollës Harry Fultz).Nd.3, H.14, Ap. 3, Njësia Bashkiake nr. 9, Kodi Postar 1016 Tiranë

Tel: +355 42 403 207, +355 42 403 208, +355 42 403 209

Website: www.panorama.com.al

NIPT

Panorama Group(K22112005E)
Panorama TV (K31531673S)

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

Panorama Group- 1.25 Mln. $ / 142 Mln. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

Panorama Group- -0.26 Mln. $ /-30 Mln. Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës

Fabiola Hysenbelliu

vajza e pronarit Irfan Hysenbelliu dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “Panorama Group” sh.a.

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Aristir Lumezi

gazetar me një karrierë të gjatë në median shqiptare. Ai është gjithashtu kryeredaktor i gazetës “Panorama“.

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Panorama Group iu përgjigj kërkesës për informacion të bërë nga ekipi i MOM më 27 korrik 2023. Për më shumë shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ