Ora Sha
Kompania Ora Sha u themelua në vitin 2006 dhe kishte fillimisht nën kontroll televizionin Ora News. Në vitin 2019 ky emër i kaloi kanalit televiziv binjak Channel One, zotëruar prej kompanisë Ora News Shpk, ndërsa Ora Sha, mbajti kontrollin e Radio Orës dhe televizionit gjeneralist Ora. Të dyja u njohën si RTV Ora.
Prej vitit 2007 deri në shtator 2023 kompania kontrollohej nga Ylli Ndroqi dhe më pas bashkëshortja e tij.
Në vitin 2020 Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, nisi hetimet mbi pasurinë e Ndroqit mbështetur në ligjin antimafia. SPAK përmend si arsye arrestimin e Ndroqit në Turqi në vitin 1998 dhe një urdhër arresti nga Italia në vitin 2006. Ndroqi që në dokumentet e prokurorisë figuron edhe me emrin Xhemail Pasmaçiu, është përfshirë sipas SPAK në trafik narkotikësh dhe pasuria e tij nuk justifikohet me burime të ligjshme. Ligji antimafia kërkon që provat për pasurinë t’i japë personi i akuzuar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo në Apel i kanë gjetur të drejta pretendimet e akuzës.
Aksionet e kompanisë Ora, nën emrin e Ylli Ndroqit 60% dhe bashkëshortes së tij 40%, që zotëron radion dhe televizionin u konfiskuan në prill 2023 me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, bazuar në ligjin antimafia.
Aksionet i kaluan në pronësi Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në shtator 2023, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi një kërkes për pezullim vendimi të bërë nga Ndroqi dhe bashkëshortja.
Bashkë me aksionet e kompanisë që kontrollon RTV ORA, Ylli Ndroqit i janë konfiskuar edhe 30 për qind të aksioneve në televizionin simotër Ora News ish-Channel One. Po ashtu atij i janë konfiskuar aksionet në të gjitha kompanitë dhe një sërë pronash private. Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja kanë regjistruar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të konfiskimit.
Formular i biznesit
Shtetërore
Forma ligjore
Shoqëri aksionere
Sektorët biznesit
Transmetime radio-televizive
Pronar indvidual
Televizione të tjera
TV ORA
Biznesi i medias
Transmetime radio-televizive
RTV Ora (100%)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2006
Interesat e lidhura me themeluesin
Më 2006 Ilda Prifti, atëherë 18 vjeç, themeloi një kompani të quajtur Ora Sha për të ndërtuar një televizion vendor me bazë në Tiranë me kapital themeltar 100,000 lekë (1.067 USD). Në dhjetor 2006, kapitali i kompanisë u rrit në 25 milionë lekë (266.794 USD) dhe televizioni u hap me formatin informativ 24 orësh pak para zgjedhjeve për pushtetin vendor të vitit 2007. Nuk ka interesa të tjera të njohura të lidhura me themeluesen. Ajo nuk rezulton e përfshirë në biznese të tjera pas këtij.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Rruga Aleksander Moisiu, Ish-Kinostudioja "Shqiperia e Re", Tirana, Albania.
Email: info@oranews.tv
Tel: +355 42 34 7577
NIPT
ORA JSC (K71505003O)
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
1.09 Mln $/ 124 Mln.Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
-0.05 Mln $/ -5 Mln.Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës
Anëtare e Këshillit Mbikëqyrës në Ora Sha.
Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Ora Sha. Ai është djali i Ylli Ndroqit, ish-pronarit të Ora Sha.
Anëtare e Bordit Mbikëqyrës në Ora Sha. Ajo është bashkëshortja e ish-pronarit të kompanisë, Ylli Ndroqi. Para konfiskimit, ajo zotëronte 40% të kompanisë.
Të gjithë anëtarët e bordit e përfunduan mandatin në qershor 2022 dhe ai nuk u rinovua pas konfiskimit të kompanisë. Megjithatë, ata janë ende të listuar si anëtarë të bordit në regjistrin e biznesit.
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
Ish-zotëruesi i 60 % të aksioneve të kompanisë Ora Sh.a dhe 30% të aksioneve Channel One tani Oranews. Ai u shfaq për herë të parë si biznesmen në Shqipëri, me regjistrimin në vitin 2003, të kompanisë Yldon sh.p.k, kapitali i të cilës u rrit në pak kohë. Në vitin 2007 Ndroqi u përfshi në media dhe bleu nga Ilda Prifti aksionet e Ora News (tani RTV Ora) për 25 milion lekë. Në vitin 2011 ai i transferoi bashkëshortes Mimoza Ndroqi 40% të aksioneve.
Në dhjetor 2010, Ylli Ndroqi bleu 100% të aksioneve të Teknotrade sh.p.k për 265,000 euro. Kompania u riemërua Channel One dhe sëfundmi Ora News. Aksionet e kësaj kompanie të dytë kanë ndryshuar disa herë duar mes Ndroqit dhe ortakut të tij Astrit Sejdini, i cili zotëron sëfundmi 70 % të aksioneve.
Ylli Ndroqi ka themeluar disa kompani të ndryshme. Bazuar në bilancet e publikuara në QKB, vitet 2013-2016 ishin vitet më të mira të biznesit për kompanitë e Ndroqit. Në vitin 2015, kompania kryesore në pronësi të tij në bashkëpunim me kompani të tjera nënshkruan një kontratë koncesionare për ndërtimin e një porti jahtesh në Durrës. Një projekt që nuk u zhvillua. Kompania Albania Bay Marina, e zotëruar 50% nga Ndroqi është pezulluar.
Në vitin 2020 Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, që nisi hetimet mbi pasurinë e Ndroqit mbështetur në ligjin antimafia, përmend si arsye arrestimin e tij në Turqi në vitin 1998 dhe një urdhër arresti nga Italia në vitin 2006. Ndroqi që në dokumentet e prokurorisë figuron edhe me emrin Xhemail Pasmaçiu, është përfshirë sipas SPAK në trafik narkotikësh dhe pasuria e tij nuk justifikohet me burime të ligjshme. Ligji antimafia kërkon që provat për pasurinë t’i japë personi i akuzuar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo në Apel i kanë gjetur të drejta pretendimet e akuzës.
Aksionet e kompanisë Ora, nën emrin e Ylli Ndroqit 60% dhe bashkëshortes së tij 40 %, u konfiskuan në prill 2023 me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, bazuar në ligjin antimafia.
Aksionet i kaluan në pronësi Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në shtator 2023, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi një kërkes për pezullim vendimi të bërë nga Ndroqi dhe bashkëshortja.
Bashkë me aksionet e kompanisë që kontrollon RTV ORA, Ylli Ndroqit i janë konfiskuar edhe 30 për qind të aksioneve në televizionin simotër Ora News ish-Channel One. Po ashtu atij i janë konfiskuar aksionet në të gjitha kompanitë dhe një sërë pronash private.
Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja kanë regjistruar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të konfiskimit.
Veç biznesit Ndroqi ishte për 6 vjet konsull nderi i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri, 2012-2018 dhe për një periudhë kohe edhe President e më pas President Nderi i shoqatës së konsujve të nderit në Shqipëri. Në vitin 2022 ai u sanksionua nga Departamenti i Shtetit i SHBA, për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.
Më shumë informacion
Meta Data
TV Ora, radio me të njëjtin emër, televizioni Ora News dhe faqja web oranews.tv, kanë qenë deri në momentin e konfiskimit në shtator 2023 pjesë e të njëjtës familje mediatike, të lidhur me familjen Ndroqi.
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponuara publikisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit të Shqipërisë. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2022. Kursi mesatar i këmbimit i vitit 2022 i publikuar nga Banka e Shqipërisë është përdorur për konvertimin e shumave në USD. Shiko burimet për më shumë.