Hekla Sh.p.k

Kompania e ndërtimit Hekla Shpk është publikuesja e gazetës Telegraf. Ajo u themelua më 17 qershorë 2002, nga Agim Çiraku, i cili ishte edhe ortaku i vetëm. Por sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Bizneseve, Çiraku ia fali askionet në vitin 2003 Luan Veshajt. Në vitin 2013 Veshaj transferoi në të njëjtën formë aksionet e kompanisë te Klaus Çiraku, djali i Agim Çirakut, i cili drejton prej atëherë kompaninë. #

Prej vitit 2005 kompania, aktiviteti kryesorë i të cilës është ndërtimi, filloi publikimin e gazetës Telegraf. Gazeta nuk është rregjistruar si biznes më vete.

 

Fakte kyçe

Formular i biznesit

private

Forma ligjore

Shoqëri më përgjegjësi të kufizuar

Sektorët biznesit

Ndërtim;Botime

Pronësi

Pronar indvidual

Agim Çiraku

Agim Ciraku është themeluesi i kompanisë Hekla e cila boton edhe gazetën Telegraf., por edhe pse del si botues në faqen online të gazetës, kompania sipas dokumenteve në QKB është në pronësi të të birit Klaus Cciraku.

Klaus Çiraku është pronar i me 80 përqind të aksioneve edhe në një kompani të dytë me emrin Daroli shpk e cila ka si objekt tregtinë. Ai i mori aksionet e Hekla LLC si dhuratë nga Luan Veshaj në vitin 2013, Veshaj më herët i kishte marrë aksionet nga Agim Çiraku.

100%
Other Media Outlets

Media të tjera Online

http://telegraf.al/

Fakte

Biznes

Ndërtim

Hekla LLC (100%)

Tregti

DAROLI (80%)

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2002

Interesat e lidhura me themeluesin

Agim Çiraku është themeluesi i kompanisë Hekla e cila boton edhe gazetën Telegraf, por edhe pse del si botues në faqen online të gazetës, kompania sipas dokumenteve në QKB është në pronësi të të birit Klaus Cciraku. Klaus Çiraku është pronar i me 80 përqind të aksioneve edhe në një kompani të dytë me emrin Daroli shpk e cila ka si objekt tregtinë. Ai i mori aksionet e Hekla LLC si dhuratë nga Luan Veshaj në vitin 2013, Veshaj më herët i kishte marrë aksionet nga Agim Çiraku. Agim Çiraku, i cili nuk rezulton të ketë biznes tjetër, u zgjodh këshilltar në Këshillin Bashkiak Durrës në të cilin kandidoi për llogari të Partisë Socialiste dhe mbështeti në fushatë zgjedhjen për të tretën herë të Vangjush Dakos si kryebashkiak i Durrësit. Ndërkohë ai drejton edhe Federatën Shqiptare të Notit prej disa vitesh.

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Rr. Abdyl Frasheri, P. Hekla Center, K. 2, Tirana

Tel: +355 42 257199

Email: info@telegraf.al

Faqja e internetit: www.telegraf.al

NIPT

K21819004E

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

0.29 Mio. $ / 37.5 Mio. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

0.05 Mio. $ / 7.1 Mio. Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Engjëll Musai – Drejtor i gazetës prej krijimit të saj është Engjëll Musai. Musai mban edhe qëndrimin editorial të gazetës. Ai është i angazhuar prej vitesh në gazetarinë e shkruar, ndërsa rezulton të ketë të rregjistruar vetëm një biznes në ortakëri me Agim Çirakun i cili është në procedura falimentimi. Kryen po ashtu edhe detyrat e kryeredaktorit pranë Telegraf.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union