Gener2
Gener 2 është kompania kryesore në pronësinë e vëllezërve Ulaj, e cila pas biznesit në ndërtim dhe në fushën e energjisë, e zgjeroi aktivitetin edhe në fushën e medias. Gener 2 zotërohet nga Bashkim Ulaj me 34% të aksioneve dhe vëllezërit e tij, Astrit dhe Ahmet Ulaj, që ndajnë nga 33% të aksioneve secili. Gener 2 është pronare me 100% e kompanisë G2 Media sh.p.k, që operon stacionin televiziv A2 – partner ekskluziv në Shqipëri i rrjetit CNN. Në janar 2018, Gener 2 bleu kompaninë Albanian Byaty, asokohe në pronësinë e Elida Llupës për një çmim prej 6 milionë lekësh [44, 924 Euro]. E themeluar në vitin 2004, kompania Albanian Byaty zotëronte një licensë audiovizive transmetimi si dhe operonte stacionin muzikor Elrodi TV. Në prill 2018, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, miratoi ndryshimin e emrit të televizionit në A2 dhe strukturën e programit nga transmetimi i muzikës në atë të lajmeve. Në shtator 2023, A2 njoftoi se kishte marrë licensën për transmetime audio-vizive edhe në Kosovë.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Kompani me përgjegjësi të kufizuar
Sektorët biznesit
Ndërtim; Energji; Telekomunikacion; Media; Peshkim; Nxjerrje hidrokarburesh
Pronar indvidual
Media të tjera Online
https://a2news.com/
Biznesi i medias
Transmetime radio televizive
G2 Media (100%)
Biznes
Ndërtim
Gener2, Aksionerë (100)
G2 Blu, Aksionerë (98%)
G2 Infra, Aksionerë (100%)
Holding
Aba Holding, Aksionerë (100%)
Prodhimi i energjisë
Dragobia Energy, Aksionerë (100%)
Gizavesh Energy Albania, Aksionerë (100%)
Prodhim i energjisë
Fier Thermoelectric, Aksionerë (30%)
Telekomunikacion
G2 Datacom, Aksionerë (30%)
2SmartSystems, Aksionerë (60%)
Tirana Datacom, Aksionerë (70%)
Hidrokarbure
Vivid Power, Aksionerë (100%)
Peshkim
Greensol, Aksionerë (100%)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2018
Interesat e lidhura me themeluesin
Bashkim Ulaj së bashku me vëllezërit e tij, Astrit dhe Ahmet Ulaj janë themeluesit e televizionit A2. Ata e zotërojnë televizionin përmes kompanisë së tyre Gener 2, ku Bashkim Ulaj zotëron 34% të aksioneve, ndërsa vëllezërit e tij ndajnë secili nga 33%. Gener 2 është pronare me 100% e kompanisë G2 Media sh.p.k, që operon stacionin televiziv A2. Në janar 2018, Gener 2 bleu kompaninë Albanian Byaty, asokohe në pronësinë e Elida Llupës për një çmim prej 6 milionë lekësh [44, 924 Euro]. E themeluar në vitin 2004, kompania Albanian Byaty zotëronte një licensë audiovizive transmetimi si dhe operonte stacionin muzikor Elrodi TV. Në prill 2018, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, miratoi ndryshimin e emrit të televizionit në A2 dhe strukturën e programit nga transmetimi i muzikës në atë të lajmeve.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Rruga Papa Gjon Pali II, NR. 12, ABA Business Center,
Kati 10, Z. 1006, Tiranë, Shqipëri
Email: info@a2cnn.com
Tel: +355 4 562 0444
NIPT
Gener 2 (K58615301M); G2 Media (K71616017T)
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
G2 Media: 3.62 Mln. $/ 410 Mln. Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
G2 Media: 0.05 Mln. $/ 6 Mln. Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
Ka qenë administrator i kompanisë G2 Media prej themelimit të televizionit A2. Sipas profilit të tij në LinkedIn, Kasneci ka punuar për disa vite si analist financiar në Shtetet e Bashkuara, përpara se të kthehej në Shqipëri dhe t’i bashkohej kompanisë Gener 2 në vitin 2010. Kasneci ka drejtuar disa prej projekteve të Ulajt, përpara se të merrte përsipër zhvillimin e projektit mediatik dhe drejtimin e televizionit A2. Ai zotëron gjithashtu 100% të aksioneve në kompaninë financiare “Platinium Investment” të themeluar në vitin 2011 nga Bashkim Ulaj.
Kryeredaktor i televizionit A2. Ai ka filluar karrierën në gazetari si gazetar sporti dhe e ka vazhduar atë përmes komentimit të ndeshjeve të futbollit dhe garave të “Formula 1” në televizionin Top Channel. Yzeiri ka mbajtur gjithashtu postin e kryeredaktorit në Top News si dhe në portalin e Top Channel, top-channel.tv.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022.