ABC News Sh.a

ABC News Sh.a

"ABC News" është një kompani që ka nën pronësi një televizion dhe një radio vendore me të njëjtin emër. Televizioni "ABC News" është një kanal informativ 24 orësh, një pjesë e përmbajtjes së të cilit transmetohet përmes radios si dhe në faqen e internetit abcnews.al. Ajo ka vlerë asetesh prej 194.7 Milionë Lekësh (1.5 Mio USD). 

"ABC News" u krijua në vitin 2000 me emrin "Telenorba Shqiptare" nga tre shtetas italianë, (Eligio Romanazi me 14.35%, 'Scorpion' Sh.p.k me 23.65%), Donato D'Alessandro me 40% dhe Giovanni D'Alessandro me 22%. "Telenorba Shqitare" mori licencën e parë për të hapur një stacion televiziv vendor në Nëntor 2000 nga Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, paraardhësi i AMA (Autoriteti i Medias Audiovizive). Më 2006, Këshilli refuzoi kërkesën për rinovimin e licencës pesëvjeçare për këtë kanal. Kompania u shit shumë herë deri më 2007, kur Redi Sata bleu 80% të aksioneve. Më 2009, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit e rinovoi licencën për pesë vjet. Më 2000, emri i kompanisë u ndryshua nga "Telenorba Shqiptare" në "ABC News".

Fakte kyçe

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Shoqëri Aksionere

Sektorët biznesit

Transmetim radio-televiziv

Pronësi

Redi Sata

Redi Sata ka nën pronësi 60% të ABC News dhe nuk ka biznese të tjera të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Sata bleu 80% të ABC News më 2007 për 150 lek (USD 1.86) nga Telenorba Sh.p.k. Kompania kishte vlerë asetesh prej 172 milionë lekësh (USD 2.1 Mio) dhe borxhe të akumuluara prej 350,000 Euro. Sata bleu aksionet dhe mori përgjegjësi për borxhet. Në Maj 2016, Sata bleu 20% të aksioneve të mbetura nga Eligio Romanazzi dhe Giovanni D'Alessandro për 40,000 Euro. Në maj 2016, Sata shiti 40% të aksioneve te Aleksandër Frangaj dhe Alba Gina për 20,000 euro secili dhe një total prej 40 mijë eurosh.

60%

Pronar indvidual

Other Media Outlets

Radio

ABC News Radio

Media të tjera Online

www.abcnews.al

Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2000

Interesat e lidhura me themeluesin

Eligio Romanazi, Scorpion Sh.p.k, Giovanni D'Alessandro, Donato D'Alessandro - Në vitin 2000, u krijua një kompani e quajtur "Telenorba Shqiptare", me aksionerë Eligio Romanazi me 14.35%, "Scorpion" Sh.p.k me 23.65%, Donato D'Alessandro me 40% dhe Giovanni D'Alessandro me 22%. "Telenorba Shqitare" mori licencën e parë për të hapur një televizion vendor në nëntor 2000 nga 'Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit', paraardhësi i 'Autoritetit të Medias Audiovizive' (AMA). Në 2006, Këshilli refuzoi kërkesën për të rinovuar licencën pesëvjeçare të këtij kanali. Pronësia e kompanisë pësoi ndryshime të shumta deri më 2007, kur Redi Sata mori 80% të aksioneve. Më 2009, 'Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit' vendosi të revokojë vendimin e vet paraardhës dhe rinovoi licencën për 5 vite të tjera. Më 2010, emri i kompanisë u ndryshua nga "Telenorba Shqiptare" në "ABC News".

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Rruga Aleksander Moisiu, Ish-Kinostudio, Tirana

Faqja e internetit: abcnews.al/contact/

NIPT

K01711004F

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

1.23 Mio. $ / 170 Mio. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

0.18 Mio. $ / 22.7 Mio. Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës

Erjona Daco – është anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të ABC News

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Mimoza Koçiu – është gazetare me eksperiencë të gjatë në televizion, përfshirë "ABC News" dhe "Klan". Ajo ka punuar si këshilltare e ish-Presidentit Bamir Topi.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponuara publikisht në Qendrën Shqiptare të Biznesit. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2016. Kursi mesatar i këmbimit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2016 prej 128.29 lekë për USD është përdorur për të konvertuar shumat në USD. Pjesa e audiencës për televizionet kryesore janë dhënë nga Abacus Research dhe Telemetrix për vitin 2017, të dhënat janë konfliktuale dhe për këtë arsye janë dhënë të dyja matjet

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ