Vizion Plus

Programet më popullore të "Vizion Plus" janë dy shfaqjet satirike "2XL" dhe "Al Pazar". "Vizion Plus" po ashtu ka trasmetuar disa “reality shows”, më i njohuri prej të cilëve është “Dancing with the Stars Albania”. Ata kanë prej disa vitesh të drejtën e trasmetimit të ndeshjeve të "UEFA Champions League", ndërsa trasmetojnë gjithashtu telenovela dhe disa emisione të debatit politik apo ekonomik.

Që prej krijimit, "Vizion Plus" ka ndryshuar disa herë aksionerë, me vëllezërit Dulaku që kanë qenë gjithmonë të pranishëm, herë me shumicën dhe herë me pakicën e aksioneve. Në vitin 2012, të gjithë aksionerët e tjerë u larguan nga televizioni dhe ai është tashmë në pronësi të tre vëllezërve që kanë secili nga 33.3% të aksioneve.

Së fundmi televizioni ofroi Sokol Ballën, ish-drejtor i rivalëve Top-Channel, i cili do të drejtojë një talk-show politik në "Vizon Plus".

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

XX.XX%

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë (dixhital)

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Edil Al Group

Pronësi

Struktura e pronësisë

"Vizion Plus" është në pronësi të kompanisë "Media Vizion", e cila zotërohet prej vitit 2012 plotësisht nga tre vëllezërit Dulaku, që kanë secili nga 33.3% të aksioneve.

Të drejta votimi

Të tre vëllezërit zotërojnë numër të barbartë aksionesh dhe vote.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2000

Interesat e lidhur të themeluesit

Vëllezërit Genci dhe Artan Dulaku janë rregjistruar si themelues dhe bashkë me vëllain tjetër Adrian Dulaku zotërojnë tani në kuota të barabarta kompaninë "Media Vizion", e cila zotëron "Vizion Plus".

Interesat e lidhur të administratorit

Genci Dulaku - është drejtues i kompanisë "Media Vizion", një post që e ka mbajtur që prej fillimit të viteve 2001. Në vitet 2008-2012, kur shumica e aksioneve të kompanisë u ble nga kompanitë "OST Holding GmbH" dhe "Spot AG" dhe më pas "Media Holdings Beteiligungs AG", Dulaku ishte bashkëadministrator me Gerond Mesareja. Genci Dulaku është bashkë aksioner me vëllezërit në kompaninë "Media Vizon" dhe ka aksione në një sërë kompanish të tjera, të ndërtimit, telekomunikacionit dhe të ngjashme, kryesisht bashkë me vëllezërit apo pjesëtarë të tjerë të familjes. Ai u akuzua se ndaloi publikimin e emisionit investigativ ‘Publicus’ në "Vizion Plus", për shkak të qëndrimit kritik ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Dulaku i ka mohuar me forcë aludimet se emisioni u ndalua për shkak të përmbajtjes së tij kritike.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Arban Hasani - është drejtor editorial i Vizion Plus. Ai e ka mbajtur këtë post për disa vite me rradhë me një shkëputje në vitet 2010-2012, kur largimi i tij nga puna u perceptua si përpjekje e qeverisë së Sali Berishës për të vënë nën kontroll "Vizion Plus". Hasani ka një eksperiencë prej dy dekadash si gazetar dhe redaktor.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Holta Dulaku, bashkëshortja e Artan Dulakut, është producente e një sërë programesh të "Vizion Plus", po ashtu e përfshirë bashkë me Ritvana Dulakun, bashkëshorten e Adrian Dulakut, dhe Melinën, bashkëshorten e Genci Dulakut, në menaxhimin e "Tring Tv" dhe disa kompanive të tjera të familjes.

Kontakt

Media Vizion sh.a., Rr. Don Bosco, Nr.5 Tirana

Tel: +355 4 2 404 268

Faqja e internetit: www.vizionplus.tv

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

3.67 Mio. $ / 470 Mio. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.03 Mio. $ / 3.4 Mio. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

11.5%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për vlerësimin e aseteve dhe të ardhurave të kompanisë në tregun e medias, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe përfitimeve për 8 kompani/grupe televizive që trasmetojnë falas. Kompanitë e përfshira në përllogaritje janë si më poshtë: Top Channel, Klan, Media Vizion, Multiscreen, Focus Media News, ABC News, Ora News dhe Scan. Kjo llogaritje nuk përfshin kompanitë me pagesë si DigitAlb dhe Tring TV dhe po ashtu as televizionin publik RTSH. Të dhënat për audiencën për televizonet kryesore u morën nga Abacus Research dhe Telemetrix për vitin 2017. Të dhënat janë kontradiktore dhe për këtë arsye të dy treguesit e audiencës janë përfshirë. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union