Top-channel.tv
Top-channel.tv është faqja e vetme zyrtare në internet e televizionit kombëtar Top Channel, domain-i i së cilës është krijuar në mars të vitit 2001. Faqja online publikon lajmet në print dhe video të prodhuara nga departamenti i informacionit të Top Channel, por edhe informacione të tjera të larmishme nga bota e artit, sportit dhe showbiz-it. Top-Channel.tv është gjithashtu popullor për videot e emisioneve kryesore të Top Channel, të tilla si “Wake Up”, “Portokalli”, “Fiks Fare” apo “The Voice”. Ndonëse konsiderohet si një ndër faqet kryesore online në Shqipëri, trafiku i vizitave të top-channel.tv është i panjohur. Në përgjigjen për ekipin e MOM, Top Channel nuk vuri në dispozicion të dhëna mbi trafikun e medias online Top-Channel.tv
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Global
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Top Media
Struktura e pronësisë
Faqja në internet Top-channel.tv është pronë e kompanisë Top Channel sh.a. Top Channel sh.a zotërohet në 100 përqind të aksioneve nga Vjollca Hoxha dhe katër fëmijët e saj, Lorela, Sara, Redia dhe Itan.
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2001
Interesat e lidhur të themeluesit
Dritan Hoxha e nisi karrierën në biznes si një importues kontrovers kafeje, por ishte investimi në media që e bëri atë të njohur dhe i dha famën e një “pionieri të teknologjisë digjitale” në hapësirën e jetuar nga shqiptarët. Në vitin 1998 ai themeloi Top Albania Radio dhe tre vjet më pas televizionin Top Channel, i cili, falë teknologjisë moderne dhe stafit të njohur të gazetarëve, u kthye në një kohë të shkurtër në ekranin kryesor të vendit. Në vitin 2004, Hoxha hodhi në treg platformën me pagesë DigitAlb, duke e fuqizuar edhe më tej grupin e tij të ri mediatik Top Media. Hoxha ndërroi jetë më 23 maj 2008, në moshën 40-vjeçare, pas një aksidenti automobilistik me makinën e tij Ferrari 599. Autoritetet më të larta shtetërore, përfshi ish-presidentin Bamir Topi dhe ish-kreu i opozitës, Edi Rama, morën pjesë në funeralin e tij. Megjithatë, Hoxha nuk pati marrëdhënie të paqta me të gjithë politikanët. Përplasjet publike të Dritan Hoxhës me ish-kryeministrin Sali Berisha për licensat satelitore dhe publikimi i disa skandaleve të qeverisë së tij [2005-2013] bënë që Top Channel të perceptohej si një televizion i afërt me ish-liderin e opozitës dhe kryeministrin e sotëm, Edi Rama. Pas vdekjes së Dritan Hoxhës në vitin 2008, aksionet e kompanive të themeluara prej tij u trashëguan nga bashkëshortja Vjollca Hoxha dhe katër fëmijët e tyre.
Interesat e lidhur të administratorit
vajza e madhe e Dritan dhe Vjollca Hoxhës. Në shkurt 2023, Lorela mori stafetën e drejtimit të Top Channel nga nëna e saj. Ajo është gjithashtu aksionere e vetme e Top News, televizionit informativ që transmeton përmes platformës me pagesë DigitAlb.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë Top Channel sh.a si dhe drejtor i emisionit satirik/investigativ “Fiks Fare“.
Ledion Liço
Kontakt
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Fitim operativ (në Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare të Top Channel sh.a janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Megjithatë, është e pamundur të llogariten të ardhurat dhe fitimi operativ i faqes në internet të televizonit, pasi top-channel.tv nuk ka balance të ndara nga kompania. Top Channel iu përgjigj kërkesës për informacion të bërë nga ekipi i MOM në gusht 2023. Për më shumë, shikoni burimet.