Tema

Gazeta "Tema" është e përditshme dhe është publikuar që nga viti 1999. Ajo ka një edicion të përditshëm të shtypur dhe një edicion online në gazetatema.net. Sipas pronarit, "Tema" shtyp 2 mijë kopje në ditë dhe ka 800,000 deri në 1,000,000 vizita të përditshme në faqen e saj në internet.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

15.19%

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Me pagesë

Transparencë aktive

kompania/kanali informon në mënyrë proaktive dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me pronësinë e saj, të dhënat janë përditësuar vazhdimisht dhe janë lehtësisht të verifikueshme

4 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Tema

Pronësi

Struktura e pronësisë

Gazeta "Tema" publikohet nga Mero Baze, person fizik.

Të drejta votimi

Të drejtat e votës janë njësoj si të drejtat e aksionerëve.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1999

Interesat e lidhur të themeluesit

Mero Baze – është gazetar dhe sipërmarrës në fushën e medias. Ai ka punuar në media të ndryshme, përfshirë "Zëri i Amerikës" dhe "Radio Europa e Lirë" që nga vitet 1990 ndërsa hapi gazetën e tij më 1999. Ai njihet për editorialet e tij të përditshme më së shumti mbi politikën si dhe për rubrikën satiristike të përditshme "Antena Brenda Familjes". Ai drejtoi një emision televiziv të quajtur Faktor Plus në Vizion Plus mes viteve 2008 dhe 2012.

Interesat e lidhur të administratorit

Mero Baze - është gazetar dhe sipërmarrës mediaje. Ai ka punuar në media të ndryshme, përfshirë "Zëri i Amerikës" dhe "Radio Europa e Lirë" që nga vitet 1990 ndërsa hapi gazetën e tij më 1999. Ai njihet për editorialet e tij të përditshme më së shumti mbi politikën si dhe për rubrikën satiristike të përditshme "Antena Brenda Familjes". Ai drejtoi një emision televiziv të quajtur Faktor Plus në Vizion Plus mes viteve 2008 dhe 2012.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Bledi Lumani - është kreyredaktor i gazetës "Tema".

Kontakt

Banesë private, pranë Komunës Golem, Golem Albania

Email: merobaze@gmail.com

Website: www.gazetatema.net

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.17 Mio. $ / 21.37 Mio. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.07 Mio. $ / 9.25 Mio. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

3.6

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponueshme për publikun në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2016. Për konvertimin në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit i vitit 2016 i publikuar nga Banka e Shqipërisë. Mero Baze iu përgjigj kërkesës së MOM për informacion më 18 janar 2018. Pjesa e tregut është llogaritur duke pjesëtuar të ardhurat e kompanisë me të ardhurat totale të 11 kompanive të medias së shtypur. Shiko burimet për më shumë. Në mënyrë që të vlerësohej pesha e aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e shtypit të shkruar, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe fitimeve të 11 kompanive botuese. Mediat e përfshira në llogaritje janë: Panorama, Gazeta Shqiptare, Koha Jonë, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Sot News, Shqiptarja.com, Standard dhe Monitor.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union