Sot News

“Sot News” është gazetë e përditshme informative. Ajo nisi botimin në print në tetor të vitit 2002, ndërsa sot ofron edhe botim online përmes faqes së internetit www.sot.com.al. Gazeta “Sot News“ u vendos në qendër të kritikave para zgjedhjeve lokale të vitit 2007, kur botoi fotot nudo të kryeministrit aktual Edi Rama, atëherë kandidat për kryetar bashkie në Tiranë. Botuesi Prodani u mbrojt përmes një editoriali me argumentin se jeta e kandidatit për kryebashkiak nuk ishte private dhe se nuk i kishte shërbyer me këtë botim asnjërës prej palëve politike.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Me pagesë

Kompani/Grupe mediatike

Sot News

Pronësi

Struktura e pronësisë

“Sot News” është gazetë e përditshme dhe botim i kompanisë “Sot News” sh.p.k, me pronar të vetëm Arjan Prodanin.

Të drejta votimi

Të drejtat e votës janë njësoj si të drejtat e aksionerëve.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2002

Interesat e lidhur të themeluesit

Arjan Prodani, Shkëlqim Prodani, Arben Meçe, Sokol Kosova dhe Martin Leka

Gazeta Sot u themelua në tetor të vitit 2002 si pjesë e kompanisë “Sot+” me ortakë Arjan Prodanin, 35%, Shkëlqim Prodanin, 26%, Sokol Kosovën, 20%, Arben Meçen, 10 % dhe Martin Lekën, 9%. Një vit më vonë, Arjan Prodani bleu kuotat e Shkëlqim Prodanit, Meçes dhe Kosovës, duke zotëruar 91% të aksioneve, ndërsa gazetari Martin Leka i mbajti aksionet e tij deri në pezullimin e kompanisë në vitin 2016.

Interesat e lidhur të administratorit

Enxhi Prodani

administratore e kompanisë “Sot News sh.p.k”. Ajo është e bija e pronarit Arjan Prodani dhe është e diplomuar si juriste.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Rigels Seliman

gazetar i çështjeve politike dhe kryeredaktor i së përditshmes “Sot News”.

Kontakt

Bulevardi Zhan Dark, Rruga Sitki Çiço, Tirana

Tel: +355 67600 0295

Website : sot.com.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.18 Mln. $ / 20 Mln. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.001 Mln. $ / 0.1 Mln. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

6%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ