Radio Klan

"Radio Klan" është pjesë e grupit mediatik "TV Klan", një nga të mëdhejtë në vend. Radio transmeton muzikë dhe një pjesë të emisioneve të "TV Klan". "Radio Klan" i filloi transmetimet në Maj 1997, si pjesë e kompanisë "Media 6", e cila në atë kohë ishte nën pronësinë e Aleksandër Frangaj me 50% të aksioneve, Julien Roche me 25% dhe Marsel Skendaj me 25%. Në 2013, emri i kompanisë u ndryshua nga" Media 6" në "TV Klan". Tani, Frangaj zotëron 60% të aksioneve në kompani dhe 40% zotërohen nga bashkëshortja e tij, Alba Gina.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

3.03%

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Vendore

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Klan TV Sh.a

Pronësi

Struktura e pronësisë

Familja Frangaj ka nën pronësi 100% të aksioneve.

Të drejta votimi

Të drejtat e votës janë njësoj si të drejtat e aksionerëve.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1997

Interesat e lidhur të themeluesit

Aleksandër Frangaj - është ish-gazetar dhe sipërmarrës në media me aksione në "TV Klan", "ABC News" dhe një kompani e quajtur "Albania 2017" e themeluar më 2017. Në vitin 1997, Frangaj themeloi kompaninë "Media 6" bashkë me dy biznesmenë të tjerë, Julian Roche dhe Marsel Skendo. Frangaj zotëronte 50% të kompanisë, ndërsa ortakët e tij nga 25% secili. Kompania publikonte revistën e përjavshme "Klan" dhe themeloi kanalin televiziv me të njejtin emër. Sot, Frangaj zotëron 60% të aksioneve, ndërsa gruaja e tij, Alba Gina, zotëron 40% te "TV Klan". Ai inicioi planet për një paketë satelitore me pagesë të quajtur "Satelit +" më 2004 dhe një platforme të ngjashme transmetimesh sportive të quajtur "SuperSport" më 2006, përmes aksioneve nën pronësinë e bashkëshortes së tij, Alba Gina. Ai konsiderohet një pronar mediaje pranë qeverisë - pavarësisht se kush e ka pushtetin dhe ia ka dalë me sukses të ndryshojë krah dhe të mbështesë partinë në pushtet përgjatë 20 viteve të fundit.

Interesat e lidhur të administratorit

Aleksandër Frangaj - është ish-gazetar dhe sipërmarrës në media me aksione në "TV Klan", "ABC News" dhe një kompani e quajtur "Albania 2017" e themeluar më 2017. Në 2004, ai inicioi planet për një paketë satelitore me pagesë të quajtur "Satelit +", ndërsa më 2006 mbi një platformë të ngjashme transmetimesh sportive të quajtur ‘SuperSport’, përmes aksioneve nën pronësinë e bashkëshortes së tij Alba Gina. Ai konsiderohet një pronar mediaje pranë qeverisë - pavarësisht se kush e ka pushtetin dhe ia ka dalë me sukses të ndryshojë krah dhe të mbështesë partinë në pushtet përgjatë 20 viteve të fundit.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Televizion Kombëtar Klan, Rruga: “AleksanderMoisiu”, nr.97, PranëIsh – Kinostudio, 1007, Tirana, Albania.

Tel: +355 664007121;

Email: info@tvklan.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Fitim operativ (në Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponueshme për publikun në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Radio Klan nuk është një kompani më vete dhe nuk ka bilanc të vetin. Të dhënat e saj financiare janë pjesë e TV Klan.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union