Panorama.com.al
Panorama Online është faqja në internet e së përditshmes “Panorama” dhe është lançuar në janar 2003 sipas Web Archive. Njësoj si botimi në print, edhe faqja në internet i përket kompanisë “Panorama Group” sh.a me aksionerë fëmijët e biznesmenit Irfan Hysenbelliu, Fabiola (50%) dhe Fatmir Hysenbelliu (50%).
Përveç artikujve të publikuar në gazetë dhe analizave të bashkëpunëtorëve të saj të njohur, edicioni online i gazetës “Panorama” ofron përditësime të lajmeve të rëndësishme të ditës si dhe një gamë më të gjerë të informacioneve argëtuese nga bota e sportit dhe showbiz-it. Duke e cilësuar faqen e vet online si dominuese në treg, “Panorama Group” iu përgjigj kërkesës për informacion të ekipit të MOM dhe ofroi të dhënat e Google analytics mbi lexueshmërinë. Sipas kompanisë, Panorama.com.al pati 75.4 millionë shfletime në maj 2023 dhe 1.7 millionë vizitorë unikë në të njëjtin muaj.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Global
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Panorama Group
Struktura e pronësisë
E përditshmja “Panorama” dhe web faqaja janë në pronësi të grupit mediatik “Panorama Group” sh.a. Pronarët e “Panorama Group” sh.a janë Fabiola (50%) dhe Fatmir Hysenbelliu (50%), fëmijë të Irfan Hysenbelliut.
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2003
Interesat e lidhur të themeluesit
E përditshmja “Panorama“ nisi botimet në vitin 2002 si një bashkëpunim mes tre biznesmenëve Irfan Hysenbelliu, Alban Xhaferri dhe Lefter Sota. Dy të parët kishin investime të gjera në fushën e ndërtimit, ndërsa Sota njihej më tepër për kompanitë e tij të përpunimit të hekurit. Dokumentet e themelimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se Irfan Hysenbelliu zotëronte 34 % të aksioneve në kompaninë “Panorama Group“, ndërkohë që Xhaferri dhe Sota ndanin secili nga 33%. Alban Xhaferri u tërhoq nga kompania në vitin 2003 dhe një vit më vonë themeloi një gazetë të re të quajtur “Metropol“. Në vitin 2005, edhe Lefter Sota ia transferoi aksionet e tij Hysenbelliut dhe në të njëjtin vit themeloi të përditshmen “Tirana Observer“. Të dyja gazetat, “Metropol“ dhe “Tirana Observer”, janë tashmë të mbyllura. Gjatë periudhës 2005-2023, Irfan Hysenbelliu ishte aksioneri i vetëm i grupit mediatik “Panorama Group“. Më 15 qershor 2023, Hysenbelliu i dhuroi aksionet e “Panorama Group” te dy fëmijët e tij, Fabiola dhe Fatmir Hysenbelliu.
Interesat e lidhur të administratorit
ka studiuar për inxhinieri telekomunikacioni në Universitetin e Tiranës. Ai ka mbajtur më parë postin e sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun në Lëvizjen Socialiste për Integrim si dhe atë të drejtorit të Përgjithshëm të “Posta Shqiptare”. Çela ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021 kandidoi për deputet për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai e kryen detyrën e administratorit të “Panorama Group” prej janarit 2016 dhe të kompanisë “Focus Media News” prej shtatorit 2022.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
me profesion gazetar, është kryeredaktor i Panorma.com.al.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
është vajza e pronarit Irfan Hysenbelliu dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “Panorama Group” sh.a.
është djali i pronarit Irfan Hysenbelliu dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.
është anëtare e Këshillit Mbikëqyrës në kompaninë “Panorama Group”.
gazetar me një karrierë të gjatë në median shqiptare. Ai është gjithashtu kryeredaktor i gazetës “Panorama“.
Kontakt
Rruga “Panorama”, Nd.3, H.14, Ap. 3,
Njësia Bashkiake nr. 9, 1016 Tirana
Tel: +355 42 403 207, +355 42 403 208, +355 42 403 209
Website: www.panorama.com.al
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Fitim operativ (në Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Por të dhënat financiare të faqes në internet nuk janë të ndara nga ato të kompanisë, ndaj është e pamundur që të përllogariten të ardhurat dhe fitimi operativ. “Panorama Group” iu përgjigj kërkesës për informacion të bërë nga ekipi i MOM më 27 korrik 2023. Për më shumë, shikoni burimet.