Panorama
“Panorama” është gazetë informative e përditshme dhe pjesë e grupit mediatik “Panorama Group“ me ortakë fëmijët e biznesmenit Irfan Hysenbelliu, Fabiola dhe Fatmir Hysenbelliu. “Panorama” nisi botimet në shtator të vitit 2002 dhe është gazeta informative me tirazhin më të lartë në tregun e medias së shkruar në Shqipëri, me një lexueshmëri mesatare ditore prej 5,100 kopjesh gjatë vitit 2023.
Përveç botimit në print, gazeta ofron publikimet e saj edhe në internet përmes faqes www.panorama.com.al, që sipas drejtuesve të saj, regjistroi 55.5 milionë shfletime totale në muajin prill 2023, me numrin unik të vizitorëve prej 1.3 milionë në të njëjtin muaj. Përveç të përditshmes “Panorama“, grupi mediatik “Panorama Group” boton gjithashtu të përditshmen sportive “Panorama Sport“, revistën “Psikologjia” dhe faqet e tyre në internet. Kompania “Panorama Group sh.a” është gjithashtu aksionere e stacionit informativ, “Panorama TV”, si dhe ortak i vetëm dhe zotërues i 100 për qind të aksioneve të kolegjit universitar “Luarasi“.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtare
Llloji përmbajtjes
Me pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Panorama Group
Struktura e pronësisë
Gazeta e përditshme “Panorama” është në pronësinë e grupit mediatik “Panorama Group” sh.a. “Panorama Group” zotëron gjithashtu gazetën sportive “Panorama Sport”, revistën “Psikologjia”, Kolegjin Universitar “Luarasi” si dhe 40% të aksioneve në televizionin informativ, Panorama TV.
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët e kompanisë kanë të drejtën e votës.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2002
Interesat e lidhur të themeluesit
E përditshmja “Panorama“ nisi botimet në vitin 2002 si një bashkëpunim mes tre biznesmenëve Irfan Hysenbelliu, Alban Xhaferri dhe Lefter Sota. Dy të parët kishin investime të gjera në fushën e ndërtimit, ndërsa Sota njihej më tepër për kompanitë e tij të përpunimit të hekurit. Dokumentet e themelimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se Irfan Hysenbelliu zotëronte 34 % të aksioneve në kompaninë “Panorama Group“, ndërkohë që Xhaferri dhe Sota ndanin secili nga 33 %. Alban Xhaferri u tërhoq nga kompania në vitin 2003 dhe një vit më vonë themeloi një gazetë të re të quajtur “Metropol“. Në vitin 2005, edhe Lefter Sota ia transferoi aksionet e tij Hysenbelliut dhe në të njëjtin vit themeloi të përditshmen “Tirana Observer“. Të dyja gazetat, “Metropol“ dhe “Tirana Observer”, janë tashmë të mbyllura. Gjatë periudhës 2005-2023, Irfan Hysenbelliu ishte aksioneri i vetëm i grupit mediatik “Panorama Group“. Më 15 qershor 2023, Hysenbelliu i dhuroi aksionet e “Panorama Group” te dy fëmijët e tij, Fabiola dhe Fatmir Hysenbelliu.
Interesat e lidhur të administratorit
ka studiuar për inxhinieri telekomunikacioni në Universitetin e Tiranës. Ai ka mbajtur më parë postin e sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun në Lëvizjen Socialiste për Integrim si dhe atë të drejtorit të Përgjithshëm të Posta Shqiptare. Çela ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021 kandidoi për deputet për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai e kryen detyrën e administratorit të “Panorama Group” prej janarit 2016 dhe të kompanisë “Focus Media News” prej shtatorit 2022.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
është gazetar me një karrierë të gjatë në median shqiptare. Ai është gjithashtu kryeredaktor i gazetës “Panorama“.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
është vajza e pronarit Irfan Hysenbelliu dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “Panorama Group” sh.a.
është djali i pronarit Irfan Hysenbelliu dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.
është anëtare e Këshillit Mbikëqyrës në kompaninë “Panorama Group”.
Kontakt
Rruga “Panorama”, Nd.3, H.14, Ap. 3,
Njësia Bashkiake nr. 9, 1016 Tirana
Tel: +355 42 403 207, +355 42 403 208, +355 42 403 209
Website: www.panorama.com.al
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
1.25 Mln. $ / 142 Mln. Lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
-0.26 Mln. $ /-30 Mln. Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
43%
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. “Panorama Group” iu përgjigj kërkesës për informacion të bërë nga ekipi i MOM më 27 korrik 2023. Për më shumë, shikoni burimet.