Monitor.com

“Monitor.al” është faqja online e të përjavshmes me të njejtin emër, me fokus në mbulimin e çështjeve të ekonomisë dhe të biznesit. Revista “Monitor” është botim i kompanisë “Media Union” sh.p.k. Pronari i vetëm i “Media Union” është kompania “Union Grup” sh.p.k, 70% të aksioneve të së cilës zotërohen nga vëllezërit Edmond dhe Niko Leka dhe pjesa tjetër e aksioneve zotërohet nga Varuzhan Piranjani, Eduart Shima dhe Gjergji Misha. Revista është në vitin e 15 të botimit dhe ofron analiza të thelluara, opinione, statistika apo të dhëna të tjera të besueshme mbi çështjet e ekonomisë. “Monitor” publikohet gjithashtu çdo muaj në gjuhën angleze, një edicion me përmbledhjen e artikujve më të rëndësishëm të botuar në gjuhën shqipe. Arkiva e revistës mund të aksesohet online përmes një pagese.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Të dhënat mungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Internacional

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Transparencë pasive

pas kërkesës, të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga kompania / kanali

3 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Union Grup Sh.p.k

Pronësi

Struktura e pronësisë

Revista “Monitor” është botim i kompanisë “Media Union” sh.p.k. Pronari i vetëm i “Media Union” është kompania “Union Grup” sh.p.k, 70% të aksioneve të së cilës zotërohen nga vëllezërit Edmond dhe Niko Leka dhe pjesa tjetër e aksioneve zotërohet nga Varuzhan Piranjani me 10%, Eduart Shima me 10% dhe Gjergji Misha me 10%.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët e kompanisë kanë të drejtën e votes.

Pronar indvidual

Grup / Pronar indvidual

Varuzhan Piranjani

Varuzhan Piranjani është sipërmarrës ndërtimi. Ai është gjithashtu aksioner në kompanitë "Union Grup" sh.p.k, "Union Net" sh.p.k dhe "Union Financiar Tiranë", të themeluara nga vëllezërit Leka.

10%
Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

Të dhënat mungojnë

Interesat e lidhur të themeluesit

Edmond Leka, Niko Leka - Edmond Leka e nisi karrierën e tij si inxhinier në Korporatën Elektroenegjetike Shqiptare, por në vitin 1997 ai kaloi në sektorin privat për të ndihmuar vëllanë e tij, Niko Leka që të zgjeronte kompaninë "Western Union" në Shqipëri. Dy vëllezërit Leka zotërojnë sot një rrjet të gjerë kompanish, ku peshën kryesore e zë institucioni financiar “Union Bank”. Leka u përfshi në media në vitin 2000 me themelimin e revistës së përjavshme ekonomike "Monitor“. Në vitin 2005, kompania e themeluar prej vëllezërve Leka "Union Distribucion Servis Albania" sh.p.k bleu 20% të aksioneve të kompanisë "DigitAlb". Në janar 2016, “Union Distribucion Servis Albania” shiti 10% të aksioneve te “Union Grup" sh.p.k, e cila zotërohet në 70% të aksioneve nga vëllezërit Edmond dhe Niko Leka.

Interesat e lidhur të administratorit

Gent Joca - u emërua administrator i kompanisë “Media Union” sh.p.k në shkurt të vitit 2015, duke zëvendësuar në këtë post biznesmenin Edmond Leka. Më parë ai ka punuar për kompaninë "Press Point Albania".

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Ornela Liperi - është gazetare e njohur e çështjeve të ekonomisë në vend. Ajo mban postin e kryeredaktores në revistën "Monitor" prej vitesh.

Kontakt

Njesia Bashkiake nr.5, Rruga "Sulejman Delvina",

Nd.25, H.7, Kodi Postar 1019, Tirana

Tel: +355 42250653

Website: monitor.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Fitim operativ (në Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union