Gazeta Shqiptare

“Gazeta Shqiptare” është ndër gazetat më të vjetra në Shqipëri. Ajo filloi të publikohej më 22 prill 1993 nga kompania italiane “Edisud S.p.a”. Në faqen zyrtare të saj, “Gazeta Shqiptare” e shtrin historikun e vet pas në vitin 1927, kur u botua për herë të parë në vend gazeta me të njëjtin emër, publikimet e së cilës u ndërprenë në vitin 1939 me pushtimin fashist të Shqipërisë. Në vitin 2011, “Gazeta Shqiptare” kaloi në pronësinë e kompanisë “Focus Press” të themeluar nga Irfan Hysenbelliu dhe Artan Santo. Ajo është sot pjesë e grupit mediatik "Focus Group“, së bashku me televizionin "News 24", portalin e lajmeve "Balkanweb", radion "RASH" dhe portalin online "gsh.al".

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

10.20%

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Me pagesë

Transparencë pasive

pas kërkesës, të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga kompania / kanali

3 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Focus Media Group

Pronësi

Struktura e pronësisë

E përditshmja "Gazeta Shqiptare" është botim i kompanisë “Focus Press” sh.p.k. Aksioneri i vetëm i “Focus Press” është “Focus Group” sh.p.k. Sipas dokumenteve në Qendrën Kombëtare të Bizneseve, aksioner i vetëm i "Focus Group" është Bashkim Hysenbelli. Megjithatë, biznesmeni Irfan Hysenbelliu e prezanton veten publikisht si pronar dhe president i “Focus Group” sh.p.k.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët e kompanisë kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1994

Interesat e lidhur të themeluesit

EDISUD S.p.a - "EDISUD" S.p.a është një kompani mediatike me qendër në Bari të Italisë, e cila në kohën e themelimit të degës së saj në Shqipëri përfaqësohej nga presidenti Giuseppe Lobuono. Prej vitit 1994, EDISUD S.p.a ka botuar të përditshmen “Gazeta Shqiptare”. Në mars 2002, kompania e zgjeroi aktivitetin e saj në Shqipëri edhe në fushën audiovizive, duke themeluar kompaninë bijë “Edisud Radio TV”. Në kohën e themelimit, kompania shqiptare kishte një kapital prej 25 milionë lekësh dhe kishte si përfaqësuesi të saj ligjor Carlo Bollinon, gazetar i agjencisë italiane të lajmeve ANSA dhe administrator i Gazetës Shqiptare në Tiranë. Më 20 maj 2001, kompania italiane vendosi të shesë të gjitha aksionet që zotëronte në Tiranë, përfshirë edhe të drejtat për markat e regjistruara "News 24", "Gazeta Shqiptare", "Milosao", "Ndërkombëtare", "Telegazeta", "Bluetooth" dhe "Shqiptare". Kjo kompani u ble nga "Focus Group" sh.a,e cila zotërohej 50% me 50% nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu dhe bankieri Artan Santo. Biznesmeni Santo u ekzekutua në një atentat në qendër të Tiranës në qershor 2014, nga persona të panjohur.

Interesat e lidhur të administratorit

Mustafa Muço - ka qenë anëtar i Partisë Socialiste dhe ministër i Ekonomisë dhe Privatizimeve në qeverinë e drejtuar nga Ilir Meta në vitin 2001. Ai ishte një ndër anëtarët themelues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitin 2004, por ai u tërhoq më pas nga politika aktive. Në korrik të vitit 2016, Muço u emërua administrator i kompanisë "Focus Media News" dhe prej asaj kohe vazhdon t’a mbajë këtë post.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Erl Murati - është kryeredaktor i të përditshmes "Gazeta Shqiptare“. Ai e ka nisur karrierën në vitet 2000 në gazetën "Koha Jonë“ dhe ka punuar si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor në disa media të vendit.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Rezarta Delisula - është gazetare dhe mban postin e zv.kryeredaktores në Gazeta Shqiptare.

Kontakt

Rruga Ali Demi, ish-Kombinati i Autotraktorëve, Zyrat e Administratës, Tirana

Tel: +355 68 40 63 842

Website: http:// gsh.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.37 Mio $ / 48.10 Mio Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.00 Mio $ / 0.19 Mio Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

8.1

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. "Focus Group" iu përgjigj kërkesës për informacion të ekipit të MOM më 22 Janar 2018. Për më tepër shikoni burimet. Në mënyrë që të vlerësohej pesha e aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e shtypit të shkruar, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe fitimeve të 11 kompanive botuese. Mediat e përfshira në llogaritje janë: Panorama, Gazeta Shqiptare, Koha Jonë, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Sot News, Shqiptarja.com, Standard dhe Monitor.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ